All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Mandatet e arrestit nga policia janë shndërruar në letra bixhozi që i përdorin për të nxjerrë fitime përrallore

Berisha më tej tha se një rëndësi e veçantë do të jetë marrëdhënia mes policisë dhe komunitetit. 

17 Janar 2025, 18:40 Nga E. D
Berisha: Mandatet e arrestit nga policia janë shndërruar në letra
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se mandatet e arrestit nga policia janë shndërruar në letra bixhozi që i përdorin për të nxjerrë fitime përrallore. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se SPAK është kthyer në një mburojë të krimit, duke denoncuar mungesën e hetimeve për afera të mëdha si inceneratorët, koncesionet dhe korrupsionin në shëndetësi. Berisha më tej tha se një rëndësi e veçantë do të jetë marrëdhënia mes policisë dhe komunitetit. 

"Struktura e posaçme dhe e specializuar për korrupsionin, Skapi i partisë është shndërruar në mburojë. Dua të informoj edhe njëherë shqiptarët se Task Forca e viteve 2007-2013, e cila kryesohej nga prokurorë, por përbëhej nga një grup më i gjerë prokurorësh dhe jo prokurorësh, punonjës policie dhe shërbimit informativ, gjë që e bënte pothuajse të pamundur fshehjen dhe manipulimin e dosjeve. Dhe pikërisht për këtë arsye, kjo task force në vitin 2007-2008, sipas statistikës së botuar në raportet e Departamentit të Shtetit, vendosi nën akuzë 1430 punonjës. Nga këta, u dënuan nga gjykata 630 punonjës. Në dy vite. Në dy vitet kulmore të Skrapi, kësaj prokurorisë speciale, janë dënuar gjithsej 199 persona. Në kohën kur janë male, krimet janë sa mali, djegësi i Tiranës që nuk ekziston është 130 mln euro.

Gjurmë nuk ka. Durrësi, disa miliardë euro. Sterilizimi dhe koncensionet e shëndetësisë, 300 mln euro.
Ska njeri përgjegjës për djegësin që mungon. Erion Veliaj hetohet për garderobën e Velicës dhe jo për 130 mln eurot e zhdukura, për ndërtimin e djegësit ku nuk është hedhur asnjë tullë dhe që ka qenë përgjegjës direkt për mbikëqyrjen, është zotuar për pagesë etj., me radhë. I dhashë këto shembur, se kjo strukturë ekzistuese është bërë mburojë e krimit dhe korrupsionit. Të dashur miq! Shkoni e lexoni statistikën. Prokuroria e Krimeve të rënda, në një rast të caktuar firmosi 53 mandate arresti. Arrestoi mbi 40 e ca. Firmosi Skrapi 51 mandate arresti, arrestoi 11. Mandatet e arrestit janë shndërruar në letra bixhozi që i përdorin për të nxjerrë fitime përrallore, duke i njoftuar paraprakisht që të ikin. Merr fund. Një strukturë e posaçme do të ngrihet e cila ndër të tjera do të hetojë të gjithë veprimtarinë kriminale të Skrapit të partisë.

Do të fuqizohet Agjencia e Administrimit të Aseteve Kriminale dhe natyrisht në bashkëpunim me policitë e vendeve fqinj do të vendoset një kontroll rigoroz mbi kalimet e kufirit, transportit flukset kriminale ndër kufitare.
Një rëndësi e veçantë do të jetë marrëdhënia mes policisë dhe komunitetit. Nuk heqim kurrë dorë nga kjo.
Bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetit është një kusht kryesor për suksesin. Se cili është ky bashkëpunim u faktua me vrasjen në dyer e shkollës të 14-vjeçarit Martin Cani. Pas vrasjes së tij në prag të shkollës, policia dhe komuniteti vrapuan të betoheshin se kishin bërë në mënyrë të përkryer detyrën.

Faktikisht e vranë për së dyti vogëlushin. Ata që paguheshin për sigurinë e nxënësve, ata lanë duart në një mënyrë kriminale, kurse kreu i narkoshtetit, deklaroi se fajin e kishte tik toku për vrasjen e Martin Canit. Një sherr që ishte zhvilluar në 1 javë dhe tani kanë bërë gjithçka për të fshehur hetimin dhe nuk hetojnë. Ministrja thotë se, bëra punën maksimale, drejtoresha thotë se ka bërë punë me përgjegjshmëri të lartë, oficerja thotë se ka bërë punë të shkëlqyer. Nuk ndodh kurrë një mungesë e tillë përgjegjësie për një ngjarje kaq dramatike, por ky është narkoshtetit, ndërgjegjja dhe morali i tij," tha Berisha. 

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet