Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha gjatë fjalës me të deleguarit e Tiranës, u shpreh me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha gjatë fjalës me të deleguarit e Tiranës, u shpreh me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Shqipëria, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit dhe jo i Xhorxh Oruellit, u përball me pasoja të tjera si në asnjë vend tjetër të agresionit ndaj opozitës konservatore në Shqipëri.
"Pra, në këtë kontekst, këto janë arritje të mëdha. Askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend se një ditë, një stuhi e tillë marksiste-leniniste e ekstremit të majtë, do frynte nga SHBA në drejtim të botës, në drejtim të vendeve të lira. Por jo vetëm kaq. Shqipëria, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit dhe jo i Xhorxh Oruellit, u përball me pasoja të tjera si në asnjë vend tjetër të agresionit ndaj opozitës konservatore në Shqipëri. Me dekretet e djeshme dhe fillimit të detyrës të sekretarit Rubio dhe dekretet e presidentit Trump, merr fund njëherë e përgjithmonë përdorimi i parave të taksapaguesve amerikanë kundër pluralizmit politik në kuptimin kundër opozitave konservatore siç ndodhi në Shqipëri.
Dhe kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kjo praktikë e paprecedent më parë, të jemi realistë, njohu kulmi gjatë kësaj administrate. U ndërmorën akte direkt në shkelje të plotë të ligjit amerikan kundër lidershipit të kësaj partie apo ish-lidershipit të saj, vetëm e vetëm për t’i caktuar asaj kryetarin që donte Edi Rama. Nuk ishte vetëm kjo. Diplomacia sorosiane e Entoni Blinken u angazhua në mënyrë të turpshme për izolimin e llojit stalinist të një force politike që kishte përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri, që kishte dhënë kontributin më të madh në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, integrimin në NATO dhe Këshillin e Europës.
Praktika të turpshme dhe të dënueshme, të cilat marrin fund dhe në fjalën e tij sekretari Rubio mendoi se dha vizionin më të qartë të misionit të diplomacisë amerikane. Me inaugurimin dhe fillimin e detyrës të presidentit Donald Trump merr fund përdorimi i fondeve të taksapaguesve amerikanë për krijimin e drejtësive monstra.
Shpërndarjen e kësaj race gjykatësish dhe prokurorësh, replikimin e tyre në vende të tjera si mercenarë të ekzekutivit të qeverive të majta dhe ekstremit të majtë. Pra, në qoftë se ka një komb që ka fituar më shumë me këtë fitore pas kombit amerikan, unë nuk di një të dytë që të vijë përveç kombit shqiptar. Nuk di një të dytë përveç opozitës shqiptare dhe forcave konservatore në Shqipëri," tha Berisha.
Grenell KOSOVË- Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, R...
pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një takim me të deleguar...
Konferenca TAXHIKISTAN- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka njoftuar ditën e sotme se është caktuar...
alex soros, edi rama ZVICËR- Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë pamje nga rrjetet e tij sociale nga pjesmarrja në Fo...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike ka nisur me procesin e përgatitjes së zhvillimit të Primareve, nga ku do të dalin kandidat&...
Trump TIRANË- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sër&eu...
ilir beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar aku...
Vullnet Sinaj TIRANË - Në seancën e ardhshme parlamentare deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të vendosin me...
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes EFTA-Kosovë në Davos, Zvicër. KOSOVA- Nëse një prodhues vendës kosovar...
Ivi Kaso TIRANË - Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, foli ditën e sotme mbi amendamentin e propozuar nga opozi...