Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në trajnimin e deputetëve të rinj, Berisha tha se ata nuk duhet të shkëputen kurrë nga lidhjet me qytetarët që i kanë zgjedhur.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se për deputetët e rinj, raporti më i rëndësishëm është ai me zgjedhësit. Gjatë fjalës së tij në trajnimin e deputetëve të rinj, Berisha tha se ata nuk duhet të shkëputen kurrë nga lidhjet me qytetarët që i kanë zgjedhur.
Ai i përgëzoi deputetët për mundësinë e veçantë që kanë për të shërbyer si përfaqësues të qytetarëve dhe theksoi se ky është një mision fisnik, që kërkon përkushtim të madh ndaj punës në parlament dhe ndaj elektoratit. Berisha shtoi gjithashtu se takimet e vazhdueshme me zgjedhësit dhe mbrojtja e interesave të tyre janë thelbësore për çdo deputet, pasi ky është obligimi dhe angazhimi më i madh që ata kanë.
"Ju përgëzoj nga zemra për këtë ftesë t’u jap ju disa nga mendimet e mia në fillimet e misionit tuaj fisnik si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë. Për çdo njeri që ka ambicien më të vogël politike, qenia deputet është realizimi i një ëndrre ndër më të bukurat e jetës së tij. Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike. Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj.
Në universin e veprimtarisë së tij, ligjeve dhe vendimeve që miraton, është pa dyshim dhe universiteti më i shkëlqyer politik i juaji. Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit. Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe. Por kjo kërkon përkushtimin tuaj. Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, veprimtarisë së tij. Angazhim të madh në komisione, në sallë dhe kudo. Natyrisht një raport është më thelbësori.
Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit. Ata njerëz u kanë besuar ju me çfarë kanë pasur mendimin e tyre se ju do i përfaqësoni ata, se ju do përfaqësoni interesat e tyre. Është fatkeqësia më e madhe një deputeti është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre. Kur ai pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimi me elektoratin e tij. Nga mbrojtja e interesave të elektoratit të tij. Nga përcjellja në parlament të zërit të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. U kanë sjellë ju në parlament," tha Berisha./Dosja.al
Osman Stafa TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton n...
Edi Rama ANGLI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC Radio 4 gjatë qëndrimit të tij në A...
foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e...
foto ilustruese TIRANË- Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe ...
Ilir Meta TIRANË- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga qelia do të mbahet sot në...
Foto ilustruse Pavarësisht pritjeve të Bashkimit Evropian se autoritetet e reja lokale në veri të Kosovës do të bashkëpu...
Foto ilustruese LONDËR- Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Londër tha se Ballkani ...
Foto ilustruese Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme par...
Kurti LONDËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se përparimet e arritura në Kosovë mbeten nën hijen e tensione...
Foto ilustruese TIRANA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësish&e...