4 Maj 2024, 20:42
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme skandalet që kanë përfshirë së fundmi Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se me vjedhjet e bashkisë në 8 vite, mund të rriteshin me 50 përqind pensionet.
Ai shtoi se me zhdukjen e 135 milionë eurove, (referuar aferës 5D) të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind, ndërsa shtoi se e vetmja zgjidhje për popullin shqiptar është dëbimi i Veliajt nga Shqipëria.
"Por miq, ne kemi një fatkeqësi, duhet të pranojmë. Dhe në rast se nuk pranojmë këtë fatkeqësi, ne nuk do mund të çlirohemi. Fatkeqësia jonë është se ne nuk e kemi të qartë se çdo qindarkë që vidhet nga qeveritarët është mundi dhe djersa jonë. Është taksa e kafshatës sonë. Në qoftë se qytetarët e Tiranës do kishin realizuar se Erion Veliaj me vjedhjen e tij 100 përqind u ka bërë gjëmën atyre. Se me zhdukjen e 135 milionë eurove, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind.
Se me vjedhjen vetëm të bashkisë gjatë 8 viteve, qindra milionë euro, pensionet- vetëm të bashkisë, jo të qeverisë, mund të rriteshin 50 përqind. Se këta adoleshentë që marrin rrugët e botës vetëm e vetëm se e shohin se prindërit e tyre nuk e përballojnë jetën me ata në papunësi, do të qëndronin këtu. Do të ishin këtu, midis nesh. Do ndërtonin të ardhmen, folenë e të ardhmes së tyre në Shqipëri.
Qytetarë dhe qytetare, në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut të qytetëruar. Në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut me dinjitet, duhet të ngrihemi. Kurrë një komb nuk do të toleronte vjedhje të tilla. Kurrë një komb nuk do mund të poshtërohej në këtë mënyrë. Kurrë një komb nuk do mund të pranonte plaçkitjen e pasurive publike nga një bandë.Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, duhet të realizoni se lufta kundër vjedhjeve është luftë kundër tiranisë më të shëmtuar mbi njeriun. Se lufta kundër vjedhjes është luftë kundër varfërimit të njeriut. Është luftë kundër dëbimit të tij nga Shqipëria," tha Berisha.
sali berisha erion veliaj
Politike
4 Maj 2024, 16:57
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme javën e ardhshme me deputet&eum...
Politike
4 Maj 2024, 15:52
r.ll
pamje nga vizita e rames ne vore
VORË- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Vorë për t'ju dorëzuar banorëve t&eu...
Politike
4 Maj 2024, 14:57
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar nga pika kufitare e Kapshticë...
Politike
4 Maj 2024, 14:06
r.ll
taulant tusha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Taulant Tusha, drejtori i bashkisë së Tiran&...
Politike
4 Maj 2024, 11:50
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ditën e sotme reportazhin për Shqipërinë të emisionit investi...
Politike
4 Maj 2024, 11:46
N.F
Basha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka folur në lidh...
Politike
4 Maj 2024, 10:34
N.F
Teliti
TIRANË- Këshilltari ekonomik i grupit të Rithemelimit, Dorian Teliti ka mbajtur ditën e sotme deklarata në lidhje mbi ...
Politike
4 Maj 2024, 08:51
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka konfirmuar prezencën e tij n&...
Politike
3 Maj 2024, 21:47
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur para pall...
Politike
3 Maj 2024, 20:40
E. D
sali berisha
TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ak...