18 Shtator 2023, 12:24
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Çmimet e larta ishin në fokus të konferencës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ai u shpreh se skamja, uria dhe varfëria janë në çdo qoshe të vendit. Kryedemokrati shtoi se çmimet në vend janë përafërsisht sa në Gjermani dhe janë 7 përqind më të shtrenjta se në mesataren e vendeve të BE.
Berisha thotë se vendimi i qeverisë për të sjellë ligjin në parlament për indeksimin e pensioneve në masën 8 përqind është absolutisht një hipokrizi në sensin që nuk indekson as inflacionin.
DEKLARATA E BERISHËS:
Sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katërt anët e vendit.
Shqiptarët, çdo muaj, përballen me rritje çmimesh, ushqimet sot në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, janë përafërsisht sa në Gjermani dhe janë 7 përqind më të shtrenjta se në mesataren e vendeve të BE.
Rritja e çmimit të ushqimeve, sipas statistikave zyrtare, është 11.5 përqind, sipas statistikave reale është 13.5 përqind dhe kjo godet në mënyrën më të egër pensionistët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Këto çmime, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, e bëjnë jetën në Shqipëri të papërballueshme.
Unë mund t’u them se 48 përqind e totalit të pensionistëve shqiptarë, janë me pagesa të pjesshme.
Kështu, në vitin 2022, nga 481.420 përfitues të pensionit të pleqërisë, 231.722 prej tyre janë me pagesë të pjesshme.
Vendimi i qeverisë për të sjellë ligjin në parlament për indeksimin e pensioneve në masën 8 përqind është absolutisht një hipokrizi në sensin që nuk indekson as inflacionin. Kjo përqindje është 3 përqind më e ulët sesa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind e ulët sesa vlera reale e inflacionit.
sali berisha
Politike
18 Shtator 2023, 12:15
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Ditën e sotme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e Bledi Çuçit.&nbs...
Politike
17 Shtator 2023, 21:36
I.A
Deputetet e PD
KUKËS- Mbledhja e radhës e deputetëve të bashkuar të Partisë Demokratike do të mbahet në Kukës....
Politike
17 Shtator 2023, 20:30
I.A
TIRANË- Aktivisti Genc Sejko ka komentuar listën që Presidenti Bajram Begaj ka marrë me vete në SHBA, për të mar...
Politike
17 Shtator 2023, 20:22
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar një video të kryeministrit Edi Ram...
Politike
17 Shtator 2023, 19:50
I.A
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj është nisur ditën e sotme në SHBA, për të marrë pjesë në pun...
Politike
17 Shtator 2023, 14:10
a.l
Kyriakos Mitostakis
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga konferenca tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke n&eum...
Politike
17 Shtator 2023, 13:28
a.l
Bajram Begaj
Presidenti i vendit, Bajram Begaj u nis këtë të diel drejt SHBA, ku do të kryesojë delegacionin shtetëror shqipt...
Politike
17 Shtator 2023, 12:52
a.l
Foto ilustruese
VAU I DEJËS- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi kundërshtoi blut&eum...
Politike
17 Shtator 2023, 11:23
a.l
Jorida Tabaku
TIRANË- Seancën e kaluar Kuvendi shtyu miratimin për rritjen e pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ish...
Politike
16 Shtator 2023, 19:03
f.i
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur gjatë dit...