LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në 2017 i kërkova Bashës të dorëhiqej, PD mori humbjen më poshtëruese!

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se PD e nisi fushatën e 2017 në mënyrë të shkëlqyer, por pas 1 jave gjithçka u shkërmoq.

24 Shkurt 2025, 22:08 Nga E. D
Berisha: Në 2017 i kërkova Bashës të dorëhiqej, PD mori
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer se pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017, i kishte kërkuar Lulzim Bashës që të dorëhiqej. Berisha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV u shpreh se dorëheqja e tij duhej të vinte sepse Partia Demokratike në 2017 mori humbjen më poshtëruese të saj. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se PD e nisi fushatën e 2017 në mënyrë të shkëlqyer, por pas 1 jave gjithçka u shkërmoq.

"Unë dhashë dorëheqjen dhe ju garantoj se, nga dita e dorëheqjes gjer ditën e thirrjes së foltores, Sali Berisha nuk ka marrë në mënyrë absolute pjesë në asnjë mbledhje të kryesisë së PD, ku unë isha anëtar. Në 12 vite nuk ke dëgjuar një njeri të vetëm, unë gjithë ditën prisja njerëz, se mora këtë apo atë udhëzim nga Sali Berisha. Po, unë kam një histori si çdo njeri tjetër. Ka qenë diktaturë dhe unë i kam bërë ato shkrime, qëndrime pa asnjë qëndrim politik se diktatura po të donte për 30 sekonda të mbyllte gojën. Unë i bëra, sepse duhej të bëja atë si intelektual.

Fillimisht çfarë ndodhi. Ai (Basha) nuk dilte në media. Dhe unë i thashë njëherë, dy herë dhe më pas nuk i fola më. Ndodhnin gjërat, por njerëzit duhet të dëgjonin një zë kundër. Më thotë zyra e shtypit thoshte, por njerëzit duan një zë kundër. Merrni vitin e tij të parë dhe të dytin, daljet e tij në media numëroheshin me gishtat e dorës. Unë natyrisht shprehja qëndrimet e mia, edhe në konferenca shtypi, kundër dëshirës time. Kur ai filloi të flasë, ju ndezën llambat i lashë konferencat e shtypit, merresha me Facebook dhe studio kur më ftonin. Kisha një ligj unë, që po të pyeti do japësh mendimin si vetes tënde, ndryshe nuk duhet të përzihesh.

Në vitin 2017 i kam kërkuar dorëheqjen atij. I kam thënë, Lul duhet të japësh dorëheqjen sepse kjo është humbja më poshtëruese që kemi marrë ne, pa asnjë arsye. Filloi një fushatë, për mua të shkëlqyer javën e parë. E vidhisi fushatën, e tërhoqi për hunde Edi Rama, e bëri lolo në fushatë dhe bën hero Ilir Metën dhe dilnin pollet, dhe i vetmi opozitar dilte Ilir Meta që ishte në pushtet gjer ditën e fundit. Dhe i kam thënë, kjo është humbje poshtëruese, prandaj këtë humbje do japësh dorëheqjen dhe ti je lider i thyer. Unë nuk isha njeri dosido, nuk isha njeriu që ik ti, të vijë tjetri. Jo. Pastaj mbetej të fusja veten në lojë, e unë nuk doja të futesha në lojë. I gjithë qëndrimi im ka qenë i një ngurtësimi të plotë dhe përfundimtar drejt përfshirjes në idenë e rikthimit tim. Jo. Unë i kisha marrë vendimet e mia dhe unë i qëndroj vendimeve të mia", tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj