LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne do ripërtërijmë rrjetin hekurudhor dhe do lidhemi me linjë hekurudhore me Kosovën

Sipas tij projekti madhor do të jetë ndërtimi i një linje hekurudhore me Kosovën, që është një nga projektet më të hershme për vendin.

13 Mars 2025, 19:37 Nga E. D
Berisha: Ne do ripërtërijmë rrjetin hekurudhor dhe do lidhemi me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastrukturën, u shpreh se PD do të ripërtërijë të gjithë projektin hekurudhor të vendit. Sipas tij projekti madhor do të jetë ndërtimi i një linje hekurudhore me Kosovën, që është një nga projektet më të hershme për vendin. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA, u injorua në mënyrë të papërgjegjshme nga të gjitha palët. 

"Koncesionet janë koncesione korruptive fund e krye. Shikoni çfarë ndryshimi të madh. Të gjitha akset e mëdha rrugore në 2005-2013 u ndërtuan me kompani të mëdha evropiane dhe amerikane. Të gjitha, nga Hani i Hotit në Gjirokastër, kudo. Kishte nënkontraktorë shqiptarë, por inxhinieringu, projekti ishin ndërkombëtare. Kostot shumë herë më të ulëta. Cilësia shumë herë më e lartë. Këto janë përjashtuar tërësisht. Një kompani e huaj nuk mund të marrë pjesë në tendera, përveçse kur do Edi Rama si në rastin e tunelit të Llogarasë që e skonton kompaninë me 130 milionë euro ofertë dhe kontrakton kompaninë me 180 milionë euro ofertë. Rëndësi shumë të madhe do të konsiderojmë transportin hekurudhor.

Në gjendjen aktuale është mjerane. Transporti mujor hekurudhor është qesharak. Është 300 deri në 400 pasagjerë sepse është disfunksional. Kanë tre vjet që punojnë për hekurudhën Tiranë-Durrës, e kanë inauguruar, se këta inaugurojnë shumë jherë, po hekurudha mbetet aty ku është. Jo, ne do ripërtërijmë rrjetin hekurudhor dhe do lidhemi me linjë hekurudhore me Kosovën. Ideja e një hekurudhe Kosovë-Shqipëri është një ide e hershme e Perandorisë Otomane dhe pas perandorisë, e marrë shumë seriozisht nga austriakët. Ajo është një hekurudhë aq e leverdishme sa Rruga e Kombit.

Ajo është një hekurudhë e cila e shndërron, ashtu siç ka pozicionin gjeografik, në epiqendrën kryesore të transporteve në drejtim të vendeve të tjera të Ballkanit. Fatmirësisht në këtë drejtim ka studime dhe veçanërisht pas firmosjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, ky projekt u rizgjua. Ajo marrëveshje, që e kam thënë në atë kohë, e them edhe sot, ishte më e mira që është paraqitur ndonjëherë, sepse ajo nuk synonte zgjidhjen e problemit politik, por synonte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në këtë pjesë të rajonit. Tre ishin përfituesit kryesorë, Serbia, Kosova, Shqipëria.

Shqipëria përfitonte shumë. Një port të thellë dhe hekurudhën. Marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA, u injorua në mënyrë të papërgjegjshme nga të gjitha palët. Në vend se të merreshin me zbatimin e marrëveshjes, merreshin me Ballkanin e Hapur të Sorosit. Ne i rikthehemi projektit të hekurudhës. Do jetë përparësi absolute. Një hekurudhë në segmentin më të shkurtër që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe pastaj me hekurudhat e Serbisë, Hungarisë e me radhë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj