10 Mars 2023, 18:11
Nga F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të futet në zgjedhjet e 14 majit me çdo kush. Në fjalën që mbajti gjatë prezantimit të kandidatit të tij për bashkinë e Kavajës, Berisha tha se asnjë metodë e përdorur nga kryeministri Edi Rama nuk e ndalon. Ai shtoi se kreu i qeverisë ka përdorur një sërë metodash hakmarrëse për të ndaluar futjen e PD-së në zgjedhje, por që nuk do t'ia dalin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi po të kthehemi 30 viteve më parë, shumica juaj ndoshta nuk i mban mend ato vite, por çfarë gjejmë në Kavajë, në Kavajë gjen burra dhe gra, djem, vajza e të moshuar, që më shumë se kudo tjetër, në Shqipëri dhe Europë, kishin ruajtur në shpirt vlerat më të çmuara të njeriut. Kishin ruajtur besimin tek zoti, tek familja, tek Kavaja, respektin për njëri-tjetrin, për Shqipërinë. Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër në agun e ndryshimeve të mëdha. Ishin këto vlera të mbrujtura në shpirtin e kavajasve që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlera që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur. Në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoll si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato. Besojmë në kauzë të drejtë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë, ta mbrojmë atë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, sepse ne jemi qytetarë dhe qytetare, jemi njerëz të cilët besojmë se gabojmë, nuk e konsiderojmë kurrë veten si të pagabueshëm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i përsëritim, i pranojmë dhe nuk i përsëritim. E tha Fisniku se ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh. Por do të ju rrëfej unë këtu ju, se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë s’na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin, dëshirat e qytetarëve shqiptarë. Ne do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.
sali berisha
Politike
10 Mars 2023, 18:10
F.M
Sali Berisha
KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partisë Demokratike u ka mbijetuar shumë skenareve që kanë dashur ...
Politike
10 Mars 2023, 17:22
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Prej 1 ore ka nisur mbledhja e mbështetësve të Enkelejd Alibeaj. Në takimin e sotëm po marrin pjes&e...
Politike
10 Mars 2023, 17:12
k.m.
Blendi Gonxhe
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka komentuar akside...
Politike
10 Mars 2023, 16:18
F.M
Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell
TIRANË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fq...
Politike
10 Mars 2023, 12:17
a,b
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pak pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Sali Berisha deklaroi se ...
Politike
10 Mars 2023, 11:21
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha...
Politike
9 Mars 2023, 23:45
Pjesë nga diskutimi
Alibeaj: I kam bërë thirrje publikisht Igli Carës dje, sepse e njoh Iglin për kohësh. Për hir t&e...
Politike
9 Mars 2023, 23:45
Ylli Rakipi ka debatuar ashpër me Gazment Bardhin lidhur me faktin se Lulzim Basha vijon të jetë zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike ...
Politike
9 Mars 2023, 23:44
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur debate me tone mjaft të ashpra mes Gazment Bardhit dhe analistëve, lidhur me drej...
Politike
9 Mars 2023, 23:43
Gazment Bardhi i është përgjigjur Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi ky i fundit kërkoi që Lulzi...