LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne i ndërtuam rrugët me kompanitë më të mëdha evropiane, këta i vjedhin paratë me ndërtues shqiptarë

Duke folur në takimin e organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, kryedemokrati u shpreh se nuk ka krime më të mëdha ekonomike se sa krimet që u kryen në infrastrukturë.

13 Mars 2026, 19:32 Nga E.d
Berisha: Ne i ndërtuam rrugët me kompanitë më të
Foto ilustruse

TIRANË-  Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se gjatë kohës kur opozota ishte në pushtet ndërtoi  rrugët me kompanitë më të mëdha evropiane, ndërsa tani që PS është në pushtet vjedhin paratë me ndërtues shqiptarë. Duke folur në takimin e organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, kryedemokrati u shpreh se nuk ka krime më të mëdha ekonomike se sa krimet që u kryen në infrastrukturë.

Berisha tha se ky departament është në misionin e tij për të hartuar planin më të mirë për ndërtimin e urbanistikës më moderne dhe për të përcaktuar përparësitë e mëdha me të cilat do fillojë që muajt e parë. 

Sali Berisha: Pra, nuk ka pasur, nuk ka krime më të mëdha ekonomike se sa krimet që u kryen në infrastrukturë. Të etshëm, të papërmbajtur në vjedhje, këta copëtuan çdo vepër publike, çdo rrugë në lote dhe ndërro kërkesat nga një lot në tjetër sikur njëri të ishte në Alpe dhe tjetri në shkretëtirë, pacaka se ishin në vazhdimësi në të njëjtin terren. Kjo ka bërë që pas 12 vitesh, sot është tmerrësisht e dhimbshme se përveç 27 kilometrave të Rrugës së Arbrit, që edhe ato herë shemben, herë funksionon, të pyesësh ku kanë shkuar, ku janë. Asnjë nga problemet madhore të transportit nuk mori asnjë përgjigje. Asnjë përgjigje! Përkundrazi, u injoruan në një dënim të vërtetë për qytetarët. Edhe inspektori më i thjeshtë i policisë shqiptare e di se fluksi më i madh i automjeteve në Shqipëri hyn nga veriu. Hyn nga Muriqani, Hani i Hotit dhe Morina dhe kjo ka vite kështu. Dhe, nga Lezha dhe në çdo drejtim nuk është ndërtuar për të lehtësuar këtë fluks qoftë edhe një kilometër rrugë. Jo.

Edhe një rrugë që u ndërtua Shëngjin-Velipojë, edhe ajo u shemb. Por ajo nuk ka të bëjë me këtë fluks, ka karakter turistik, por projekti ka qenë i yni. Pra, Shkodra me Tiranën do tre dhe katër orë. U investua në mënyrën më antiekonomike 220 milionë në tunelin e Llogarasë, shkurton gjithsej 13 minuta. Dhe përjashton njërën nga panoramat më të bukura të të gjithë bregut dhe të të gjithë Shqipërisë, që është panorama që hapet në Qafën e Llogarasë. Dhe u mor vesh pse u ndërtua, për të futur në xhep 50 milionë euro me një të rënë të lapsit. Shembin rrugën Elbasan-Librazhd në Përrenjas dhe nuk ndërtojnë bajpasin e Elbasanit. Bajpasi i Elbasanit përbën një emergjencë, një qytet që tuneli e bashkoi me Tiranën, tani është ferr të kalosh. Dhe këta e shkojnë e ndërtojnë përtej Elbasanit, ndërtojnë në Dragostunjë dhe e shembin edhe atje rrugën.

Unë nuk jam kundër Korridorit 8, unë kam qenë gjithmonë për ta ndërtuar atë, por ti e fillove nga Tirana, shkove në Elbasan, bëje bajpasin dhe dil përtej Elbasanit. Nuk ka një objekt, ta themi edhe këtë tani, ta dinë shqiptarët, se rrugët mbi 11 mijë kilometra rrugë që u ndërtuan, kryesoret u ndërtuan nga kompani të mëdha evropiane. Po, që të gjitha. Nga Kakavija gjer tek Hani i Hotit. Kurse këta kanë ndërtuar rrugë si të vjedhin më shumë se si të ndajnë paratë më shumë me ndërtues shqiptarë. Unë nuk jam kundër ndërtuesve shqiptarë, por me këto vepra qëkanë lënë mbrapa, i kanë nxirë faqen vetes në mënyrën më të jashtëzakonshme. Dhe shikoni, asnjë prej tyre nuk bëhet përgjegjës sot.

Ka ndodhur një hata në të gjitha rrugët, por njeri që të mbajë një përgjegjësi të vetme nuk ka se janë ministrat që kanë ndarë paratë me Edi Ramën, nuk mund të kapen. Ndaj dhe ky departament është në misionin e tij për të hartuar planin më të mirë për ndërtimin e urbanistikës më moderne, për të përcaktuar përparësitë e mëdha me të cilat do fillojë që muajt e parë. Kruja nuk është një qytet kaq i madh, po Kruja është një qendër shumë e madhe historike dhe turistike. Të shkosh në Krujë, mos e pyet. Për sa? Për 15 kilometra rrugë që ka, me projekt e çdo gjë aty është. Nuk ia ndërton njeri, vetëm mashtrime./Dosja.al

sali berisha takim pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj