LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në janar 1991 u vendos rrëzimi i shtatores së diktatorit, Azemi përhapi parrullën "Ta heqim Dullën"

 Kryedemokrati foli po ashtu edhe për momentin më të vështirë që kishte pasur me të, që ishte në grevën e urisë. 

22 Dhjetor 2024, 13:25 Nga r.ll
Berisha: Në janar 1991 u vendos rrëzimi i shtatores së
pamje nga aktiviteti

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se Azem Hajdari ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në themelimin e Partisë Demokratike dhe në çdo etape. Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin e mbajtur sot në selinë blu tregoi dhe angazhimin e Hajdarit në rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Kryedemokrati foli po ashtu edhe për momentin më të vështirë që kishte pasur me të, që ishte në grevën e urisë. 

"Donte të hynte me çdo kusht dhe unë që, isha kategorik. Imagjinoni që ishte lëvizja studentore që kishte krijuar Partinë Demokratike, por prap ne na interesonte që të ishte lëvizje studentore. Dhe unë i thoja, që ajo do të jetë veprimtari e lëvizjes studentore dhe e ne mbështesim me të gjithë, por futja jote aty e kthen në aktivitet të PD, do ta lëmë si lëvizje studentore. Ishte moment shumë kritik. Se ata në fakt, u faktua më vonë se çfarë bënë. E kam mbajtur me vështirësitë më të mëdha, i pabindur që nuk duhej të futej. Jo thoshte, duhet të futem, se u turpërova para shokëve të mi.", u shpreh Berisha ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Po themelonim partinë. Shkonim ne nëpër rrethe. Po të mos ishte do ta kërkonin patjetër. Mbaronim takimin dhe më thoni, doktor ne kërkojmë të na vijë dhe ai njëherë dhe ai do të shkonte tu mbante atë fjalim që ata donin. Ai fjalim ishite lëmshi i zjarrtë që vriste frikën tek ata. Ky ishte fjalimi i tij. Në çdo etapë ai ka patur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ne ishim opozitë, aty ishte shtatorja e Enver Hoxhës, formale. Dhe i them një ditë, duhet të ketë qenë fillimi i janarit. I them, Azem ne duhet të përqendrohemi tek shtatorja, më përqafoi menjëherë. Më tha, ky është turpi ynë më i madh ta lëmë ne aty. Po i them, por ama ne nuk duhet të dalim.

Pse më tha? Sepse Partia e Punës do të thotë ai është simboli ynë, ç’punë keni me simbolin tonë. U them tha, ta marrin në Komitet të Partisë. I them, që ne këtu duhet të punojmë me sindikatat dhe me të tjerët, prandaj duhet një punë përgatitore, se Enver Hoxhën e kishin mos e pyet, sidomos tani që po humbisnin fajësonin ekzistuesit dhe mendjen e kishin te Enverit.
Kishte lidhje shumë të ngushta me të përndjekurit, sindikatat, studentët dhe filluan të përhapin parrullën; ‘Ta heqim Dullën’ për Enver Hoxhën. U gëzua jashtë mase. Shkon drejt e në Kamzë. E vërteta është se, etapa e dytë e revolucionit demokratik që solli rrëzimin e shtatores ka filluar në Kamzë.

E filluan Osman Stafa, kanë qenë disa shumë të mirë. Problemi ishte se, Enver Hoxha quhej universiteti në Tiranë, jo Kamza. Sapo kishin filluar dhe me thotë mua, do të shkoj në Kamzë, i them, shko por merr dhe Arben Imamin. Arbenin e dëgjonte shumë, mik shumë. Me Arben Imamin ai këshillohej dhe i them se do shkosh me të. Shkon atje dhe si përfundim ajo grevë kalon në kërkesa për rrëzimin e qeverisë, etj., me radhë. Por gjithë synimi i tij, ishte si të arrijmë tek shtatorja.

Momenti më i vështirë që kam pasur me atë njeri, ishte në grevën e urisë. Donte të hynte me çdo kusht dhe unë që, isha kategorik. Imagjinoni që ishte lëvizja studentore që kishte krijuar Partinë Demokratike, por prap ne na interesonte që të ishte lëvizje studentore. Dhe unë i thoja, që ajo do të jetë veprimtari e lëvizjes studentore dhe e ne mbështesim me të gjithë, por futja jote aty e kthen në aktivitet të PD, do ta lëmë si lëvizje studentore. Ishte moment shumë kritik. Se ata në fakt, u faktua më vonë se çfarë bënë. E kam mbajtur me vështirësitë më të mëdha, i pabindur që nuk duhej të futej. Jo thoshte, duhet të futem, se u turpërova para shokëve të mi.

Jo i thosha, nuk u turpërove. Ishte ky synim, ne donim këtë formë. Sepse një betejë direkte e PD-së për kultin, çonte në përplasje civile të sigurtë. Ata kishin mjetet e propagandës, armë, çdo gjë. Në grevë nuk u fut sigurisht, por u menaxhua me sukses të plotë nga shtabi i grevës dhe ne që kishim komunikim të vazhdueshëm me ta. Ditën, me datën 20 shkurt në mëngjes Raimonda fton qytetarët të nisemi tek Ramiz Aliaj, ai ishte shpërndarë atje dhe thoshte, ta shporrim qelbësirën. Me minatorë, të përndjekur ishte në krahun verilindor të pallatit. Një miting gjigant. Gëzimi i tij nga përmbysja e shtatores, i papërmbajtur.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj