22 Dhjetor 2024, 11:50
Nga r.ll
pamje nga shperndarja
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë, ku ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ashtu siç u mbyll ky proces, do të mbyllet edhe procesi i AMTP-ve. Më tej, ai tha se ato persona që nuk i janë përgjigjur thirrjes duhet të vijnë dhe të vazhdojnë me procesin, në mënyrë që të marrin dokumentet.
“Duke vazhduar me dhënien e këtyre dokumenteve të shumëpritura të shtëpisë me lejoni që t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet përmbylljen e këtij procesi, ashtu do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP. Ky proces për ne konsiderohet i përmbyllur nga pikëpamje e qëndrimit mbi kokë edhe jashtë orarit zyrtar. Por një sërë individësh që nuk janë paraqitur, janë kërkuar nga bashkia, por nuk janë gjetur, shpresoj se në rast se na dëgjojnë të bëhen të gjallë kudo ku janë në botë dhe me gatishmëri do të marrin edhe ata dokumentin. Ajo që është e sigurt është që të gjithë banorët që janë këtu në Himarë apo janë përfshirë në këtë proces sot marrin përfundimin e procesit dhe askush nuk është pa hipotekë në shtëpi“, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë njoftoi se po diskutohen projekte të reja për përmirësimin e jetës së banorëve të Himarës.
“Jemi duke diskutuar për një projekt madhor për një parkim të madh nëntokësor pranë fushës së sportit, që do të akomodojë një numër të madh automjetesh,” tha ai.
edi rama himare
Politike
22 Dhjetor 2024, 11:03
r.ll
edi rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë për shpërndarjen e titujve të pronësisë për sht&e...
Politike
22 Dhjetor 2024, 10:38
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar ministrin Blendi Go...
Politike
22 Dhjetor 2024, 10:11
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për funksionimin e Starlink tashmë edhe në Kosovë. Kurti ...
Politike
22 Dhjetor 2024, 09:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimin për mbylljen e "Tik Tok" për një periudhë...
Politike
22 Dhjetor 2024, 09:30
r.ll
protesta per martin canin
TIRANË- Ndalimi i aplikacionit do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm në...
Politike
22 Dhjetor 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomat&e...
Politike
22 Dhjetor 2024, 07:47
r.ll
tik tok
TIRANË- Qeveria shqiptare planifikon të bllokojë aksesin në TikTok për një vit pasi vrasja e një djali 14-vje&c...
Politike
21 Dhjetor 2024, 22:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas aktit terrorist në Gjermani ku mbetën 5 viktima dhe u p...
Politike
21 Dhjetor 2024, 22:45
I.A
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbylljen e rrjetit TikTok për të paktën 1 vit. Ndwrsa po sot kreu...
Politike
21 Dhjetor 2024, 22:16
I.A
TikTok
TIRANË- Platforma e rrjetit social TikTok ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptarë për ta bllokuar për nj&eu...