22 Dhjetor 2024, 10:11
Nga r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për funksionimin e Starlink tashmë edhe në Kosovë. Kurti shkruan se është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi për qasjen në internet në çdo lokacion të territorit të Republikës së Kosovës.
Më tej shprehet se Starlink ka pasur rëndësi të madhe në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare.
POSTIMI I PLOTË I KURTIT:
Starlink tash edhe në Kosovë.
Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë.
Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës.
Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare.

Me Starlink-un Kosova do të përfitojë internet pa ndërprerje, në çdo cep të territorit, edhe në situata të jashtëzakonshme. Starlink-u i ka rreth 6.000 satelitë, të cilët gjenden rreth 500 kilometra mbi Tokë, në orbitën e ulët të planetit. Shpejtësia e internetit që ofron Starlink-u është 120 deri në 250 megabit për sekondë (mbps), varësisht se a bëhet fjalë për plane individuale apo për biznese.
Starlink mori gjithë vëmendjen në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, dhe për pasojë ukrainasve iu shkëputen linjat e internetit. Vendimi i Muskut për të mbuluar Ukrainën me internet ishte konsideruar jetik për shumë operacione të ushtrisë ukrainase, por edhe për rimëkëmbje të infrastrukturës së energjisë dhe komunikimit.
albin kurti
Politike
22 Dhjetor 2024, 09:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimin për mbylljen e "Tik Tok" për një periudhë...
Politike
22 Dhjetor 2024, 09:30
r.ll
protesta per martin canin
TIRANË- Ndalimi i aplikacionit do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm në...
Politike
22 Dhjetor 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomat&e...
Politike
22 Dhjetor 2024, 07:47
r.ll
tik tok
TIRANË- Qeveria shqiptare planifikon të bllokojë aksesin në TikTok për një vit pasi vrasja e një djali 14-vje&c...
Politike
21 Dhjetor 2024, 22:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas aktit terrorist në Gjermani ku mbetën 5 viktima dhe u p...
Politike
21 Dhjetor 2024, 22:45
I.A
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbylljen e rrjetit TikTok për të paktën 1 vit. Ndwrsa po sot kreu...
Politike
21 Dhjetor 2024, 22:16
I.A
TikTok
TIRANË- Platforma e rrjetit social TikTok ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptarë për ta bllokuar për nj&eu...
Politike
21 Dhjetor 2024, 21:25
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka komentuar vendimin e Ramës për të bllokuar platformën soc...
Politike
21 Dhjetor 2024, 20:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri. Në...
Politike
21 Dhjetor 2024, 19:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për pengjet e tij ne politikë. Berisha në bised&eum...