19 Maj 2023, 11:27
Nga m.s
Berisha me te perndjekurit
TIRANE- I pranishëm në konferencën “Revolta e Spaçit, 50 vjet kujtesë kundër harresës”, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj force politike. Berisha nënvizoi se në 32 vite, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol jetik. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Frymëzimi nga kjo ngjarje, inspirimi i njeriut nga kjo ngjarje, nga sakrifica sublime dhe heroizmi i Skënder Dajës, Dervish Pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm për njeriun.
Sot ne i nderojmë ata në 50-vjetorin e rënies dhe ndërkohë që në krye në pushtet, qëndrojnë pasardhësit e atyre xhelatëve që ekzekutuan me gjyq special në kampin e Spaçit heronjtë e kësaj revolte. Dhe që i dënuan mbi 80 prej tyre me dënime nga më të rëndat.
Në 32 vite, e kam thënë dhe e them, në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj partie.
Në këtë kontekst, unë dua t’u siguroj ju, dua të siguroj këtë shtresë se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
Sikundër, si parti e vlerave konservatore, e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, e lirisë kombëtare, PD konsideron lumenjtë e sakrificave të të burgosurve dhe përndjekurve politike, si themelet e saj. Si trashëgiminë e saj më të ndritur.
Në këtë kontekst, pa diskutim PD, me gjithë përpjekjet që ajo ka bërë, në programin e saj, do ridimensionojë fuqishëm të gjithë qëndrimet ndaj kësaj sakrifice kombëtare që u bë nga qindra-mijëra shqiptarë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ose kaluan rininë apo jetën e tyre në burgjet apo kampet e përqendrimit të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë.
Kam vlerësimin më të madh për të gjithë ata të përndjekur, të burgosur, që në parimin e madh ‘rrno për me tregue’, po shkruajnë, kanë shkruar, kanë publikuar dhe publikojnë dëshmitë e tyre. Ato janë dhe do jenë një monument madhështor i shpirtit të pamposhtur të shoqërisë shqiptare. Se pjesa tjetër u nënshtrua, kjo është fakt.
Por me historitë, me veprat e tyre po krijojnë, po mbushin një boshllëk të tmerrshëm që ekzistonte. Natyrisht, e gjithë historia e falsifikuar, letërsia e glorifikimit të të keqes, arkivohet në arkivat e antivlerave të një kombi”, tha Berisha.
sali berisha revolta e spacit
Politike
19 Maj 2023, 11:18
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi në Komisionin e Ligjeve vështirësitë që p...
Politike
19 Maj 2023, 11:12
A.B
Saimir Korreshi dhe Dhurata Cupi
TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputetja demokrate Dhurata Çupi k&e...
Politike
19 Maj 2023, 11:15
m.s
Sali Berisha
TIRANE- Në konferencën “Revolta e Spaçit, 50 vjet kujtesë kundër harresës”, kryetari i PD-së...
Politike
19 Maj 2023, 11:02
A.B
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Socialisti Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për projektligjin për rritjen e pagave. Gjatë komisionit të Ligjeve...
Politike
19 Maj 2023, 10:55
A.B
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku shpjegoi se proje...
Politike
19 Maj 2023, 10:45
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Në nisje të saj, deputetja demokrate, Dhurata Çup...
Politike
19 Maj 2023, 10:41
f.g
Vezhguesit e LB
TIRANE- Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i renditur i treti në Tiranë për numër votash k...
Politike
19 Maj 2023, 10:16
f.g
Pamje nga video e shperndare
TIRANE- Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë deklaron sot se rezultati i 14 majit nuk ishte një...
Politike
19 Maj 2023, 10:22
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme pritej të mblidhej kryesia e Partisë Demokratike, pasi u paralajmërua nga Enkelejd Alibeaj ...
Politike
19 Maj 2023, 10:22
A.B
gjkko
TIRANË- Seanca e zhvilluar për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s...