LIVE UPDATES
Politike

“Kandidatët e Primareve, nuset e dhëndurët e lirisë”/ Berisha prezanton kandidatin në Peqin: Rama, padrino i mafias më të rrezikshme në Europë

Kreu i PD-së i quajti kandidatët e PS të caktuar nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, referuar kryeministrit Edi Rama.

27 Mars 2023, 17:59 Nga A.B
“Kandidatët e Primareve, nuset e dhëndurët e
Sali Berisha

PEQIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë Peqin, zotin Mustafa Pashja. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kandidatët e dalë nga Primaret janë më të mirët e mundshëm. Kreu i PD-së i quajti kandidatët e PS të caktuar nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, referuar kryeministrit Edi Rama.

'Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetarë dhe qytetare, banorë të Peqinit. Edhe njëherë një mirënjohje të pakufishme për këtë entuziazëm, për këtë takim kaq të ngrohtë, që përbën mesazhin më të shkëlqyer që ju i dërgoni demokratëve shqiptarë në të 4 anët e vendit, u dërgoni shqiptarëve kudo që janë.

Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në një betejë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Ky entuziazëm është energjia e fitores në 14 maj, e Mustafa Pashjes dhe kandidatëve të primareve në mbarë Shqipërinë.

Ky entuziazëm është energjia e ndryshimit që po vjen. Është energjia e shpresës që sjell ndryshimi, është pra, një entuziazëm që çel për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë tjetër, që rivendos pluralizmin, demokracinë, rikthen Peqinin, peqinasve dhe rikthen Shqipërinë, shqiptarëve.

Kam ardhur në dekada shpesh tek ju, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, kandidat për deputetë. Mustafa Pashjen e kam një mik të vjetër, bashkëpunëtor të hershëm, por kësaj here, Mustafai dhe të gjithë kandidatët tanë janë tjetër, ata nuk janë më, kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, ata janë kandidatët tuaj. Janë gra dhe burra që vendosën të dalin para jush, të vlerësohen nga ju, të votohen nga ju, dhe kjo ndodhi.
Në këtë kontekst, miqtë e mi, kandidatët e primareve janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë.

Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë, por ju garantoj ju se për lirinë, ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Dhe kur në takime para një viti e gjysëm, demokratët kërkonin kudo që ne duhet të zgjedhim vetë, kryetarin tonë të partisë, duhet të zgjedhim vetë kryetarin tonë të bashkisë, deputetin tonë, dhe jo të na i emëroni ju, unë premtova një gjë të tillë. Premtova me besimin më të madh se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Se ju keni një shkallë vlerësimi të shkëlqyer dhe koha provoi se sot në Peqin dhe mbarë Shqipërinë se ne kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.

Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që vijnë sikur vijnë nga bodrumet e mafias. Që shpallen në ora 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për tu vlerësuar, por që të gjithë nga padrinoja i mafias më të rrezikshme në Europë, nga Edi Rama. Që të gjithë mbi haraçin që paguajnë, mbi lidhjet e krimit që kanë, mbi vjedhjet që kanë bërë.

Ju e ndoqët procesin e emërimit të tyre, diku kërciti dajaku në mbledhje, diku tjetër u vendosën hekurat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin, kurse ne gjithçka e lamë tek ju, tek besimi, vullneti, juaj dhe të jeni të sigurtë se ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

Ne besojmë shumë në dinjitetin njerëzor, besojmë se ai që do të zejë vendin e qytetarit të parë, kryetarit të bashkisë, ai duhet të jetë gjithçka i varur nga ju, pafundësisht mirënjohës ndaj ju, ai duhet të jetë një shërbëtor ndaj jush. Ai duhet të bëjë gjithçka që të tregojë se e meritoi votën tuaj. Dhe ky është rregulli i demokracisë, ky është përfaqësimi demokratik.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet