LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Pukë: Uji është jeta, do të ngrejmë bordin për kompensimin e bizneseve që dëmtohen nga euro

Ai shtoi se do bëjnë gjithçka që konsumi të rritet. Sipas tij, vërteta është se, ai që ka pësuar goditjen më të rëndë nga largimi i njerëzve është konsumi dhe prodhimi, prodhimi e konsumi. 

21 Prill 2025, 18:04 Nga M.B
Berisha në Pukë: Uji është jeta, do të ngrejmë
Sali Berisha

PUKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e fabrikës së ujit ‘Lajthiza’ në Lajthizë, Pukë. Berisha tha gjatë vizitës se uji është jeta, dhe premtoi se në rast se PD vjen në pushtet do të ngrejnë bordin për kompensimin e bizneseve që dëmtohen nga euro.

Ai shtoi se do bëjnë gjithçka që konsumi të rritet. Sipas tij, vërteta është se, ai që ka pësuar goditjen më të rëndë nga largimi i njerëzve është konsumi dhe prodhimi, prodhimi e konsumi. 

"Dhe rënie e madhe, rënie e madhe në radhë të parë nga rënia e fuqisë blerëse, sepse nëse ti nuk ndjek rritjen e çmimeve që është fenomen natyral. Rritja e çmimeve në këtë sistem është fenomen natyral i zhvillimit të ekonomisë. Një ekonomi që nuk i rriten çmimet është e sëmurë", tha Berisha ndët të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E ke nisur në kushte më të vështira se kushdo tjetër, këtu vetë terreni dhe distancat e këto, por në kushte shumë të veçanta ja ke arritë këtë sukses ta bësh gjithnjë e më të madh, dhe Lajthizën ta bësh të famshëm jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan dhe Europë. Me të vërtetë, ke ecur pa një mbështetje reale, janë përpjekur me çdo kusht që të dështosh, por ti ke triumfuar. Ne do bëjmë gjithçka që konsumi të rritet. E vërteta është se, ai që ka pësuar goditjen më të rëndë nga largimi i njerëzve është konsumi dhe prodhimi, prodhimi e konsumi. Isha në treg dhe nga gjërat më të dhimbshme, ishte se nuk na blen kush. Dyqane hapur dhe nuk na blen kush. Një tjetër më tha, këtu siç e shef ti më i riu jam unë. Nuk kishte tjetër. Dhe rënie e madhe, rënie e madhe në radhë të parë nga rënia e fuqisë blerëse, sepse nëse ti nuk ndjek rritjen e çmimeve që është fenomen natyral. Rritja e çmimeve në këtë sistem është fenomen natyral i zhvillimit të ekonomisë. Një ekonomi që nuk i rriten çmimet është e sëmurë.

Ajo ka çdo vit, kur nuk rriten është e sëmurë, kur ulen është dhe më problem. Por rriten çmimet dhe rriten pagat, kështu shkon. Ligji themelor është rriten çmimet dhe rriten pagat. E përballohen të gjitha ato. Shton konsumin, prodhimin. Mirëpo ky pakësim i shpejtë i popullatës. Dje OKB-ja publikoi të dhënat, Shqipëria me rënien më të madhe në botë të lindjeve, shkaku emigracioni. Por puna jote këtu është një frymëzim, Hajri, është me të vërtetë frymëzues. Shteti do të ndërhyjë për të mbështetur eksportin, do ndërhyjë për të mbështetur prodhimin, por edhe eksportin. Sepse në kushtet tona, sektori i eksportit është kryesori për prodhimin. Nga 2023-2024 sipas statistikës zyrtare u ul me 32%. I shkatërroi euro. Ne kemi projekt, do ngremë bordin e kompensimit të të gjithë eksportuesve, kompensimit për shkak të variacionit të kursit të euros. Në do të kompensojmë çdo cent të euros që bie për shkaqe që këta thonë, turizmi, por që nuk ka lidhje me turizmin, por avash, avash sa të presim kanalet e tyre dhe të bëhemi normal siç ishim.

Një bord për të kompensuar luhatjet e euros. Do ngrihet se eksporti është i një rëndësie shumë jetike. Ne na ka mbajtur remitancat që vijnë nga jashtë që kompensojnë, se po të mos jenë ato, Shqipëria falimenton. Kemi një sentencë, uji është jeta. Norman Bethune një mjek i famshëm kanadez e ka lënë të pavdekshme. Ky shkoi të ndihmojë ushtrinë kineze, në luftën civile se atje bëhej batërdi, shkoi vullnetar, humanist dhe kalon në pavion. Por edhe ky i sëmurë ishte. Iu infektua një plagë dhe tani, kush do kujdesej për të sëmurët. I thotë infermieres, jepi solucion fiziologjik se është jeta, në fakt uji është jeta. Sado pije të tjera që prodhohen, për disa si puna ime, uji mbetet jeta. Ujë i mrekullueshëm është, ujë i rrallë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës