LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga Elbasani: Projekti për të zhdukur opozitën dështoi, Rama do përballet me protesta të pandalshme

Ai zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të festave të fundvitit.

27 Dhjetor 2025, 20:14 Nga D.S
Berisha nga Elbasani: Projekti për të zhdukur opozitën
Sali Berisha

ELBASAN-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot në Elbasan gjatë rrugës për në takimin në Korçë. Ai zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të festave të fundvitit. Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se përpjekjet për të asgjësuar opozitën kanë dështuar falë përkushtimit dhe sakrificës së qytetarëve.

Ai deklaroi se Partia Demokratike ka mbetur e palëkundur në mbrojtje të vlerave demokratike, të votës së lirë dhe të dinjitetit njerëzor. Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë për kapje të institucioneve, korrupsion dhe shndërrimin e Shqipërisë në një shtet të drejtuar nga krimi i organizuar. Ai shtoi se, opozita ka arritur të faktojë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar se proceset zgjedhore në vend janë të manipuluara dhe se pushteti aktual nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve.

Berisha theksoi se opozita nuk do të njohë asnjë pushtet të dalë nga manipulimi i votës dhe paralajmëroi intensifikimin e aksionit politik, përfshirë protesta të vazhdueshme qytetare, si mjet demokratik për rikthimin e shtetit ligjor dhe të standardeve demokratike. Në përmbyllje të fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se, Partia Demokratike do të vijojë betejën politike deri në rikthimin e demokracisë, duke theksuar se qëndresa qytetare është forca më e madhe përballë çdo përpjekjeje për autoritarizëm.

"Të dashur demokrate dhe demokratë, te pranishëm në këtë sallë në Elbasan dhe kudo që jeni. Të dashur qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, në Elbasan dhe kudo që ndodheni, ju uroj nga zemra gëzuar festat.
Të nderuar drejtues të degës së PD, të Elbasanit dhe të qarkut, të nderuar deputetë, të gjithëve, një përshëndetje vëllazërore, gëzuar festat.Erdha me shumë kënaqësi tek ju, para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të thellë për secilin prej jush që keni përjetuar në mënyrën më të pamerituar, një kalvar të vërtetë 12 vite me radhë.

Një kalvar, i cili ka bërë gjithçka për të shtypur opozitën. Një kalvar, i cili me vjedhjet e papërmbajtura, e paimagjinueshme krijoi në Shqipëri miliarderët qeveritarë dhe qytetarët më të varfër të Europës. Një kalvar në të cilin, hanxharët e krimit qendronin si një kërcënim madhor për jetën e qytetarëve, jo vetëm në Elbasan, jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Durrës, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e në Europë. Në këto kushte opozitarët e vërtetë, shqiptarët bënë mrekullinë. Një mrekulli të paregjistruar ndonjëherë. Ata që u vërsulën kundër nesh për një Shqipëri pa opozitë, ata ishin qindra-mijëra herë më të fuqishëm se sa ne, më të pasur se ne, me gjithçka, por nuk ia dolën. Ne ia dolëm, sepse kishim vetëm të vërtetën.

Sepse ne qendronim për ato vlera që bashkojnë njerëzit e lirë. Sepse ne qendronim për ato parime që i bëjnë shoqëritë e lira. Sepse ne qendronim për dinjitetin njerëzor që nuk mund të nëpërkëmbë qeveritari hajdut, apo krimineli në ato shpella apo bodrumet e tij. Sepse ne qendronim, jo vetëm për veten tonë, por për të gjithë të tjerët që sot konsiderojnë Shqipërinë rrezik për sigurinë e Europës. Pra, projekti është meritë e juaja e jashtëzakonshme, projekti i Shqipërisë pa opozitë dështoi. Do mbahet mend në histori.

Miqtë e mi, ne u bëmë 35-vjeçarë parti tani, por ne mund të mos ishim sot fare si parti. Para 10 vitesh një ministër, doli nga partia e tij, i thotë kryetarit, të të propozoj ty për president. Jo, thotë, do të krijoj partinë time. E krijoi partinë, i mundi të gjitha partitë. Këtu, përkundrazi, ju e mbajtët PD, shqiptarët e mbajtën PD dhe e mbajtën vetëm për vlerat që besojnë, e mbajtën për parimet që besojnë, e mbajtën se është parti e interesit kombëtar, është parti e dinjitetit njerëzor, është parti e familjes dhe e shenjërisë, hyjnisë së saj.

Lumenjtë e djersës, mundit, sakrificës që ju keni derdhur gjatë këtyre viteve janë më të mëdha se Shkumbini. Por përsëri njeriu, shoqëria, kombi, çdo gjë që ndërton, ndërtohet me sakrificë. Sakrifica, themeli i triumfit të njeriut, themeli i triumfit të familjes, të kombit. Koha jonë erdhi. Keni kohën tonë sot, sepse treguam besim në atë çka premtuam. Ne u thamë shqiptarëve se opozita duhet të jetë e vërtetë dhe ne duam opozitë të vërtetë, ndaj dhe e mbrojtëm.

U thamë shqiptarëve se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe ia faktuam, jo vetëm shqiptarëve, por edhe botës. Por iu thamë shqiptarëve do mbrojmë votën dhe njëlloj, të dashur miq si në 2001-shin ne damkosëm me fakte që u mblodhën, me qendrimet tuaja, i përmbasëm ato zgjedhje. Të njëjtën gjë bëmë tani. Ne ia dolëm t’i faktojmë mbarë botës se Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon farsë elektorale. Ua them unë ju, kjo është një arrritje e jashtëzakonshme për ne. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme njëherë në parimin, ne nuk jemi kurrë njerëzit që luftojnë një pushtet që del nga vota e lirë, jo. Që tentojmë të përmbysim një pushtet që del nga vota e lirë e qytetarëve. Ne nuk ngrihemi kundër vullnetit të qytetarëve në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë. Dhe të tillë jemi ne.

Por kjo ka dhe rëndësi të jashtëzakonshme, sepse kjo u faktoi shqiptarëve dhe botës se cili ëstë kreu i narkoshtetit shqiptar. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme, ua them ju, se është zhvilluar një betejë jashtë çdolloj parashikimi nga Edi Rama, lobistët e tij që të përmbyste raportin për zgjedhjet, madje që edhe të mos botohej fare raporti. Pot ai dështoi. Të vërtetat që paraqitëm ne ishin të pakundërshtueshme në raportin tonë, në mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Ne e përmbushëm misionin tonë. Ne i bëjmë shërbim të madh Shqipërisë. Po cili është shërbimi? Shërbimi më i madh është, së pari, sheshin e kemi të hapur tani, njëlloj siç e kisjim qytetarët e Elbasanit. Në dhjetor të ‘90-tës u vërsulën mbi tanke e autoblinda për të vërtetat që mbrojnë. Dhe sot, të vërtetat tona nuk i kundërshton më njeri.

Ne duam votën e lirë, duam shtetin ligjor. Ne nuk mund të pranojmë kurrë këta qeveritarë, të cilët, ju garantoj ju këtu. Byroja politike e Enver Hoxhës ishte gjakësore, por ama, ju them këtu 5D e Tiranës, drejtorët e Tiranës, po të marrësh të gjitha vjedhjet e tyre, janë më të mëdha se 5D e Tiranës. Po, ju them të vërtetën. Ju them të vërtrtën për të krahasuar se çfarë hajdutësh të tmerrshëm të xhepave tuaj, të pasurive tuaja janë këta qeveritarë. Tani kaë dalë në dritë, siç janë. Tani, Edi Rama me Lubi Ballukun dhe të tjerë, ju thotë që: ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim. Po kush të le?

Pasi rrëmbeu votën, vetëm gjobat e kamatave të falura 2 para zgjedhjeve janë 2 miliardë euro. Me 2 miliardë euro blen zgjedhjet jo një vend me 1.4 milionë votues, por edhe një vend me 4 milionë votues.
Pra, armikun e kemi në fushë, e kemi përpara, e kemi frikacak, të ligë, e kemi dhe ne jemi të gatshëm për betejë me të. Projekti ishte që të zhdukeshim, dështoi ai. Projekti ishte të na i grabisnin zgjedhjet duke përdorur miliarda e miliarda. Ua zumë në fyt. I kapëm me presh në dorë. Tani dakin aferat e tyre të paimagjinueshme dhe thonë: jo, nuk pranojmë heqje imuniteti. Jo, nuk do të shkojmë para gjykatësit. Atëherë, ose gjykatësin e ligjit, ose gjykatësin popull, njërin nga të dy, Edi Rama shpresë nuk ke më. Jo.

Mos harro se, ky popull opozitar është populli më qëndrestar në Europë, është populli më qendrestar që mund të bëhet dhe nuk e ka për asgjë, absolutisht. Ne nuk u zhdukëm. Shqiptarët nuk pranuan që ne të zhdukeshim. Na mbrojtën, sepse ne kemi mbrojtur vlerat e tyre. Në historinë tonë 35-vjeçare demokratët janë hedhur mbi tanke në Elbasan dhe në Tiranë. Janë zvarritur me kamion në Borsh dhe vende tjera, janl keqtrajtuar si kafshë, por në asnjë rast nuk pranuan dhunën si armë, por qendruan me qëndresën e tyre paqësore dhe fituan në të gjitha rastet kur ata u betuan: ja vdekje, ja liri! Kjo është forca jonë. Ndaj, miqtë e mi, kemi një trashëgimi mahnitëse, të mrekullueshme.

Tani, një armë që nuk kemi përdorur, protestën e vazhdueshme, atë do ta përdorim për të rrëzuar diktaturën. Askush të mos mendojë se protesta e vazhdueshme nuk do ketë rezultatin e vet. Jo, do ketë rezultat të shkëlqyer. Dhe ju garantoj unë ju, prova jonë, testi ynë është të fillojmë kë kohën e duhur protestën e përnatshme në sheshin e Tiranës dhe ata do ia mbathin si minj. Asgjë nuk i reziston dot qëndresës qyterare, forcës së opozitës. Rrofshi ju, rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria," tha Berisha./Dosja.al 

pd sali berisha sali berisha takim ne elbasan

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje