LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë, meriton çdo përgjigje

Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se një kryeministër që vepron në këtë mënyrë është një armik i egër i pluralizmit, i demokracisë dhe i vendit.

4 Shkurt 2026, 19:08 Nga E.d
Berisha: Një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë,
Sali Berisha

TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha deklaroi se një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë, meriton çdo përgjigje. Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se një kryeministër që vepron në këtë mënyrë është një armik i egër i pluralizmit, i demokracisë dhe i vendit. Berisha tha se një kryeministër që shndërron zgjedhje në farsë, nuk mund të qeverisë një ditë të vetme, pasi edhe mandatet i ka krim. 

Sali Berisha: Jetojmë në një kohë të vështirë. Rikthehem në shkurtin e vitit 1991. Regjimi i tyre vrau në rrugët e Tiranës dhe në lagjen 10, 8 qytetarë. Breshëri kallashi në Fier kundër nja 12 të rinjve të tjerë e me radhë. Por ne ia dolëm. Çfarë bëmë në atë kohë? Ata donin me çdo kusht të na tërhiqnin në konflikt, në përleshje. Ne jo, ne vazhduam në rrugën tonë. Por ne triumfuam. Alternativa jonë paqësore, revolta jonë paqësore dominoi.

Ama persistuam. Ne persistuam. Dhe ne duhet të persistojmë. Unë e kuptoj çdo të thotë opozitë pas 13 vitesh. Ç’do të thotë persekutim pas 13 vitesh. Sot kisha një grup të rinjsh në zyrë dhe njëri prej tyre më thotë: Doktor, të them të vërtetën unë nuk pyeta se çfarë mund të pësonin jo unë, por edhe prindërit e mi nga tatimorët e tyre, nga policia e tyre e me radhë. Çfarë tregonte kjo?

Ai e ndjente mjedisin shtypës që kanë vendosur. Por idealist ama. Jo, tha, unë nuk pyeta. Dhe ne kemi shumë nevojë të arrijmë në këtë konkluzion çdo shqiptar. Pse e them këtë? Ka një faktor të tretë madhor të këtij regjimi që vepron kundër opozitës. Se ky regjim nga mëngjesi gjer në darkë, mbijetesën e bazon tek sulmi ndaj opozitës. Dhe ai përpiqet me të gjitha mënyrat të komprometojë, të korruptojë opozitën dhe opozitarët.

Një kryeministër që vepron në këtë mënyrë është një armik i egër i pluralizmit, i demokracisë dhe i vendit. Ai meriton çdo lloj ndëshkimi. Po. Një regjim që shndërron zgjedhjet, procesin më jetik të një shoqërie të lirë, në farsë, meriton çdo përgjigje. Po, është leksion i historisë. Një regjim që bën grusht shteti, se kjo që ndodh, ky është grusht shteti. Ky ka gjetur aty disa njerëz pa karakter, të paimagjinueshëm, llum njerëzor si ata nuk ka. Dhe jo se e bëjnë për veten e tyre, por nuk kanë kurrë të drejtë ta bëjnë si përfaqësues në gjykatën më të lartë të vendit.

Kurrë nuk mund të bëjnë atë që po bëjnë për hir të Edi Ramës, duke e shndërruar gjykatën në strofullën e fundit të hajdutëve. Çfarë morali ka? Pse e marr prapë këtë? E marr këtë vetëm për të arsyetuar së bashku se cila është shkalla ekstreme e degradimit të këtij shteti dhe sa toksik, sa i rrezikshëm është ky çdo ditë ndaj nesh. Por kthehem prapë, në rast se pra, me grushtin e shtetit që ka nbërë, meriton çdo lloj përgjigje.

Në rast se me shndërrimin në farsë të zgjedhjeve, meriton çdo përgjigje. Po pse? Nuk ka legjitimitet. Nuk mund të qeverisë. Një kryeministër që shndërron zgjedhje në farsë, nuk mund të qeverisë një ditë të vetme. Mandatet i ka krim. Mandatet e tyre janë mandatet e krimit. A e keni parë si rrinë aty? Si shndërrohen të gjithë në maska të Lubisë. Në kafe nuk lënë gjë pa e sharë, aty vendosin maskën sikur nuk janë./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim