20 Janar 2025, 10:41
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot pas daljes nga SPAK se koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump. Berisha tha se në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese. Ai tha se i pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës së Edi Ramës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën. Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri. Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.
Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë. Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump. Miqtë e mi, është radha jonë.
Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute. I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij.
sali berisha
Politike
20 Janar 2025, 10:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar detaje pas daljes nga ambientet e SPAK lidhur me veprimet që kreu...
Politike
20 Janar 2025, 10:23
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur gjatë protestës që po zh...
Politike
20 Janar 2025, 10:12
B.Z
Protesta
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Pos...
Politike
20 Janar 2025, 10:03
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
20 Janar 2025, 10:00
M.B
Tonin Marinaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orësh. Marinaj u para...
Politike
20 Janar 2025, 09:28
M.B
Edi Rama
ZVICRA- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që mbahet në Da...
Politike
20 Janar 2025, 09:09
B.Z
Zipline
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamjet nga zipline i vendosur në Pukë. Në nj&...
Politike
20 Janar 2025, 08:25
M.B
Tonin Marinaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot rreth orës 08:00 në ...
Politike
20 Janar 2025, 07:52
B.Z
Kuvendi
TIRANË - Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës, ditën e sotme. Këtë...
Politike
20 Janar 2025, 07:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...