27 Qershor 2026, 13:02
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka shndërruar Shqipërinë në "parajsën e larjes së parave" në Europë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se niveli i lartë i ndërtimeve dhe çmimet e larta të pasurive të paluajtshme janë, rezultat i qarkullimit të parave që burojnë nga trafiku i drogës dhe aktivitetet kriminale.
Në përgjigje të një pyetjeje mbi debatin e fundit për "Albanian Files", ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se mbi të rëndojnë vjedhje të mëdha të pasurisë publike dhe bashkëpunim me kartelet ndërkombëtare të drogës, ndërsa kërkoi largimin e tij nga pushteti.
"Faleminderit për pyetjen. Unë ju garantoj ju se ky njeri, si çdo diktator tjetër, është i aftë të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij. Mbi Edi Ramën rëndojnë krime monstruoze, vjedhje të qindra dhe miliarda eurove, vjedhje të pasurive publike të pafundme. Rëndon bashkëpunimi me kartelet që transportojnë çdo vit qindra e qindra tonelata kokainë drejt Europës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Më lejoni t'ju rikujtoj vetëm një moment. Në dosjen e Franc Çopjas, që ishte para këtyre Gjika, Dizdari, Aliaj, ndër të tjera shkruhej se një personazh me mbiemër Roboza në Paraguaj dispononte në vit 350 tonelata drogë, kokainë dhe bashkëpunonte me 41 grupe shqiptare të trafikut të drogës. Njëri prej të cilëve ishte Franc Çopja që kishte siguruar prej tij 28 ton. Që të gjitha këto janë faturë sot, se bashkohen në bashkëpunimin e ngushtë me Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Sepse këtu droga shtrohet në beton, betoni shtrohet në para dhe drogë përsëri. Parajsa e larjes së parave është sot Shqipëria në Europë, mbasi ajo e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian dhe ka çmimet ndër më të lartat në Europë pikërisht për shkak të narkoeurove," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
27 Qershor 2026, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike kritikoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur të padëshirua...
Politike
27 Qershor 2026, 12:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së në një bashkëbisedim të përjavshëm me qytetarët në rrjetet e tij s...
Politike
27 Qershor 2026, 11:47
I.A
Takimet
BERLIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë blic në Berlin, siç dhe shkruan në nj...
Politike
27 Qershor 2026, 10:56
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Ra...
Politike
27 Qershor 2026, 09:59
I.A
TIRANË- Protestat e përditshme që prej 27 ditësh po zhvillohen kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyr&eum...
Politike
27 Qershor 2026, 09:24
I.A
Foto Ilustruese
IRAN- Pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare për të cilin SHBA fajëson Iranin, ushtria amerikane ka goditur si ku...
Politike
27 Qershor 2026, 08:27
I.A
Boris Mijatović
GJERMANI- Në intervistë për DW, raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris M...
Politike
27 Qershor 2026, 07:55
I.A
Anija e mallrave
IRAN- Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane pasi Presidenti Donald Trump akuzoi Iranin për një shkelje t&eu...
Politike
27 Qershor 2026, 07:33
I.A
Vincent van Gerven Oei
TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet ...
Politike
27 Qershor 2026, 07:18
I.A
TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, për lidhje...