27 Qershor 2026, 11:47
Nga I.A
Takimet
BERLIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë blic në Berlin, siç dhe shkruan në një reagim në rrjetet sociale, ku mori pjesë në aktivitetin jubilar të Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman dhe zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës gjermane.
Kryedemokrati Sali Berisha bën të ditur se gjatë bisedimeve me deputetë dhe zyrtarë të lartë të CDU-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, ndërsa i ka njohur bashkëbiseduesit me atë që e cilësoi si krizën e thellë që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Rama. Sipas tij, në qendër të diskutimeve kanë qenë edhe protestat e të rinjve shqiptarë dhe, siç u shpreh ai, qëndrimi cinik i “narkoqeverisë” ndaj kërkesave të tyre.
Postimi i Plotë:
Udhëtim blic në Berlin! Të dashur miq, Ditën e enjte u nisa për një udhëtim të shkurtër në Berlin me dy qëllime: Së pari: Për të marrë pjesë, me ftesë të zotit Christian Freiherr von Stetten MdB, Kryetar i Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, në festën e 50-të verore të PKM-së. Ky aktivitet u zhvillua po atë ditë, më 25 qershor 2026, nga ora 17:30 në Kopshtin e Kronprinzenpalais, në Berlin.
Së dyti: Për të takuar miq të mi të shquar gjermanë në Bundestag, CDU, për t'i falënderuar ata me mirënjohje të thellë për mbështetjen e tyre të çmuar ndaj meje, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Festa e 50-të e PKM-së në kopshtet e Pallatit të Princit të Kurorës zgjati disa orë dhe ishte një mjedis festiv vërtet i mrekullueshëm, që bashkonte qindra deputetë, politikanë të CDU-së dhe biznesmenë të afërt me këtë parti. Festën e përshëndeti Kancelari Friedrich Merz. Aty pata rastin të takoj, të përshëndetem dhe të bisedoj me shumë deputetë të Bundestagut, zyrtarë, gazetarë dhe biznesmenë gjermanë, ndaj dhe e falënderoj me përzemërsi kryetarin, zotin Christian Freiherr von Stetten MdB, për nderin që më bëri me ftesën e tij.
Gjatë qëndrimit tim të shkurtër jashtë festës, së bashku me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, patëm takime të veçanta në Bundestag me:
Zotin Tilman Kuban, zëdhënës për Politikën Europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU; Zotin Christian Kremer, kryetar i zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të CDU-së; Miqtë e mi të shquar të PD-së dhe të Shqipërisë: Peter Beyer, raportues i grupit të CDU/CSU për marrëdhëniet transatlantike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; Olav Gutting, personalitet i rëndësishëm i grupit parlamentar CDU/CSU për Financat dhe Buxhetin; Elmar Brok, personalitet i shquar i CDU-së, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut për dy dekada në Parlamentin Europian; Peter Tiede i të përditshmes gjermane Bild, gazetar i mirënjohur për qëndrimet në mbrojtje të pluralizmit politik në Rusi, Shqipëri dhe në diktaturat e tjera autokratike.
Në të gjitha këto takime shpreha mirënjohjen time të thellë ndaj miqve tanë, CDU-së dhe Bundestagut për mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri. Gjithashtu, i njoha bashkëbiseduesit e mi me krizën e thellë që po kalon vendi nën diktaturën autokratike të Edi Ramës, me kërkesat e drejta të rinisë shqiptare në protestën më të gjatë dhe më të fuqishme në historinë e Shqipërisë, si dhe me qëndrimin cinik të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij ndaj këtyre kërkesave. Gjatë qëndrimit tim në Berlin, takuam dhe u mikpritëm nga miku im ish deputetin dhe ish-zëvendës ministrin e Kosovës Gani Dreshaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës, të cilët i falënderoj shumë përzemërsisht për mikpritjen dhe lehtësitë që na krijuan gjatë qëndrimit në Gjermani.
cdu sali berisha
Politike
27 Qershor 2026, 10:56
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Ra...
Politike
27 Qershor 2026, 09:59
I.A
TIRANË- Protestat e përditshme që prej 27 ditësh po zhvillohen kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyr&eum...
Politike
27 Qershor 2026, 09:24
I.A
Foto Ilustruese
IRAN- Pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare për të cilin SHBA fajëson Iranin, ushtria amerikane ka goditur si ku...
Politike
27 Qershor 2026, 08:27
I.A
Boris Mijatović
GJERMANI- Në intervistë për DW, raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris M...
Politike
27 Qershor 2026, 07:55
I.A
Anija e mallrave
IRAN- Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane pasi Presidenti Donald Trump akuzoi Iranin për një shkelje t&eu...
Politike
27 Qershor 2026, 07:33
I.A
Vincent van Gerven Oei
TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet ...
Politike
27 Qershor 2026, 07:18
I.A
TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, për lidhje...
Politike
26 Qershor 2026, 21:49
D.S
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është përsh...
Politike
26 Qershor 2026, 20:17
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj valës së kritikave në rrjetet sociale lidhur me projektin e ndërhyrjes n&eum...
Politike
26 Qershor 2026, 19:25
E.d
Rexhina Roci
TIRANA- Aktivistja, Xhorxhina Roci ka denoncuar publikisht deputetet Sara Mile, Romina Kuku dhe Zeqine Caushi të cilat pa lejen e...