LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD e mbështet plotësisht protestën sepse është kauzë e drejtë kundër një regjimi autokratik që nuk ka dalë nga vota e lirë!

Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët e Departamentit të Arsmit në PD, Berisha tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera.

17 Qershor 2026, 11:21 Nga E.d
Berisha: PD e mbështet plotësisht protestën sepse është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protestën sepse është kauzë e drejtë kundër një regjimi autokratik që nuk ka dalë nga vota e lirë. Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët e Departamentit të Arsmit në PD, Berisha tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera.

Kryedemokrati tha se ky është një regjim që shtyp pluralizmin dhe përdor institucionet për ta arritur këtë. Lideri i opozitës tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera.  Ai shtoi se për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral.

Sali Berisha: Edhe një herë një përshëndetje shumë të përzemërt, shpreh kënaqësinë që u takoj. Kërkova të takohem me ju në një moment shumë kritik, në një moment kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e qytetarëve dhe intelektualëve të saj. Një lëvizje rinore qytetare, për arsye tashmë të njohura, brutalitetit të egër, zvarritjes sikur të ishte një bishë të një qytetari që protestonte në mënyrën më paqësore, rrethimit me tela me gjemba sikur të ishte një kamp përqendrimi të një komuniteti, në shkelje më flagrante të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por dhe ligjeve ndërkombëtare që detyrojnë qeveritë të informojnë për çdo gjë dhe të diskutojnë për gjithçka zhvillohet me komunitetin përkatës, dhe Shqipëria është palë në këtë konventë, Konventa e Aarhusit, pra, në mbrojtje të një kolonie të mahnitshme zogjsh dhe të një habitati biodiversiteti të shumë të pasur, bëri që të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë të shpërthejnë në një protestë, e cila në përmasat e saj nuk është parë kurrë në historinë e këtij vendi.

Një protestë kaq e fuqishme, kaq masive, kaq e qëndrueshme. I kalon, u them unë juve, të gjitha protestat e tjera.
Një protestë e drejtë, një protestë, e cila, po të marrim tre elementet e saj: të parin, brutalitetin ndaj qytetarit dhe shkelmimin e të drejtave të tij; brutalitetin ndaj komunitetit dhe rrethimin me tela me gjemba; dhe mungesën e plotë, 100%, të transparencës për një dosje, e cila kishte të bënte me një peizazh të mbrojtur të vendit tonë. Në këtë kuadër, Partia Demokratike vendosi të respektojë në radhë të parë plotësisht këtë protestë, të cilën nuk e kishte thirrur ajo, por ta mbështesë atë fuqimisht, sepse kauza e saj ishte një kauzë e drejtë.

Ishte një kauzë e drejtë për arsye se veprimet ishin veprime tipike të një regjimi autokratik, të një regjimi pa legjitimitet, regjim që nuk ka dalë nga vota e lirë, dhe është në meritën më të madhe e kësaj partie, e cila arriti, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, të vërtetojë se zgjedhjet, si të 14 majit, zgjedhjet lokale, dhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, ishin farsa elektorale. U zhvilluan, siç përshkruajnë tashmë raportet ndërkombëtare, në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhje në kushtet e partisë-shtet janë zgjedhjet e regjimeve totalitare.

Ky nuk është një regjim totalitar, por ky është një regjim që shtyp pluralizmin, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit, dhe ky është dallimi midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare. Për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, njëlloj si Zajedi i Tunizisë, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral. Mobilizoi miliarda e miliarda fonde publike për të ndikuar. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve ai dha dhuratë për votë, 2 miliardë e 100 milionë euro gjoba dhe kamata. Ai garantoi një listë prej 28 deputetësh me kartelin Troplini, kartelin Çela dhe kartele të tjera të drogës, organizata kriminale, saqë bëri të konkludojnë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian se në Shqipëri rrotacionin nuk e lejon krimi i organizuar./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi