19 Mars 2025, 20:04
Nga N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes 2025-2029 për pronën u shpreh se PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë mandatit të saj të ardhshëm.
Ai shtoi se pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet. Berisha theksoi se do të ndërhyhet në çdo ligj dhe se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla.
"Në një dalje të posaçme për këtë, unë kam bërë të qartë, të gjithë atyre të cilët bëhen përfitues nga ky ligj, se në mënyrë absolute nuk do t’iu njihet asnjë përfitim. Përkundrazi, do të quhet bashkëpunim në një krim të madh.
Dhe, jam sot këtu për të garantuar pronarët se, PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë 1 mandati, mandatit të saj të ardhshëm. Specialistët, ekspertët më kanë njohur mua me shuma të mëdha, të cilat duhen për t’iu përgjigjur këtij problemi. Çdoshumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë.
Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet. Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët, bashkëzhvillimit, etj., dhe kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare.
Çfarë ndodh? 12 vendimet e fundit. Të 12 vendimet e fundit, në pamje të parë institucione shtetërore. Që të gjitha mbi troje private të ndërtuara. Bëhen ndërhyrjet, ngrihen gradaçelat dhe pronari nuk ekziston. Ose pronarit i thuhet do marrësh kaq. Kurrë nuk do mund të ndodhin. Dhe ky është një akt antikushtetues. Është akt antiligjor.
Ligji dhe parimi themelor thotë se, në rast se një tokë publike do ndryshojë destinacionin, apo do tjetërsohet, automatikisht i kalon pronarit me të drejtë parablerje dhe pronësie të padiskutueshme. Këtu, i ka dhënë institucionet të tëra, me Asllan Rusin, me Selman Stermasin, me të gjitha, që janë të gjitha të ndërtuara mbi toka pronarësh dhe tani i marrin oligarkët, i marrin trafikantët, dhe kjo është njësoj si në ’46-tën," tha Berisha.
berisha
Politike
19 Mars 2025, 19:51
N.F
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Koalicioni për...
Politike
19 Mars 2025, 19:43
r.ll
pamje nga prezantimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vitet e fundit kanë qenë vitet e plaç...
Politike
19 Mars 2025, 19:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij ka prezantuar programin e qeverisjes 2025-2029 p...
Politike
19 Mars 2025, 19:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e qeverisjes 2025-2029 për pronësn. I pari që mori fjal&e...
Politike
19 Mars 2025, 19:16
r.ll
psd
TIRANË- Partia Socialdemokrate i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili tha ...
Politike
19 Mars 2025, 19:00
N.F
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici, 18 mars në Tiranë
KROACI- Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç ka reaguar dit&...
Politike
19 Mars 2025, 18:10
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar s&e...
Politike
19 Mars 2025, 18:02
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, ...
Politike
19 Mars 2025, 17:49
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetë...
Politike
19 Mars 2025, 17:51
r.ll
lammy, hasani
LONDËR- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e...