Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij për mediat, Berisha theksoi se pa një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet, opozita nuk do të marrë pjesë në proces zgjedhor.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se për opozitën ka rëndësi vendimtare përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë. Gjatë fjalës së tij për mediat, Berisha theksoi se pa një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet, opozita nuk do të marrë pjesë në proces zgjedhor.
Në fund të fjalës së tij, Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira, një qëndrim që ai tha se është konfirmuar edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë.
"Së pari, pa qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet, në zgjedhje nuk shkohet. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ne e kemi deklaruar këtë dhe kjo është një e vërtetë e faktuar tashmë. E faktuar jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit e zgjedhjeve. Ndaj dhe PD dhe opozita, kërkon largimin e Edi Ramës, kërkon një qeveri teknike e cila të përgatisë një proces zgjedhor të drejtë.
Kjo është kërkesa jonë. E dyta, natyrisht në kohën e duhur do të japim mendimet tona edhe për qeverinë teknike dhe personat e për gjithë këtë. Për ne rëndësi vendimtare ka përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë, dhe mos bllokimi i drejtësisë, i ligjit dhe Kushtetutës. Dy janë kushtet, se një qeveri që bllokon drejtësinë është për tu hedhur në Lanë.
Drejtësia nuk mund të bllokohet. Është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë ndarja e pushteteve, jo si sot që një njeri merr të gjitha pushtetet në një dorë, merr dhe vlerësimin e provave, thotë se, urdhërat që kam dhënë me mesazhe nuk janë prova, nuk janë urdhëra. Dëgjoni deri ku shkon. Pra, ky e pranon fajin e vet. E ka pranuar që kur thotë se nuk jemi Venezuela me naftë. Që kur thotë se, mesazhet nuk janë prova. Ky do të thotë se është një vëlla siamez me Maduron dhe Lubia është prestanomi i tij se, ato të gjitha i ka urdhëruar ky," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje të familjarëve të tij me trafikun e drogës,...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Këshilli i Mandateve i ka hequr sot mandatin Ballukut dhe se mbledhja ka qenë...
TIRANË- Deputetët e opozitës, kërkuan nga Kuvendi që të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e prokurorisë. Dep...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrim dhe manipulim provas...
Deputetët e Partisë Demokratike TIRANË- Deputetët e opozitës kanë njoftuar se do të përgatisin një kall...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj hetimit do t'i nënshtrohet presidentja Vjosa Osmani.&...
TIRANË- Nis shkarkimi në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Kryeministri Rama ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar p&...
Vjosa Osmani KOSOVË- Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes ...
Erion Veliaj TIRANË- Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme do të presin gjatë vitit 2026 një numër rek...