27 Prill 2025, 15:03
Nga N.F
Berisha
BILISHT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Bilishtit ka prezantuar programin e PD-së. Berisha u shpreh se shqiptarët çdo ditë e më shumë përqafojnë programin e PD. Sipas tij programi ka dy synime më kryesore.
Ai theksoi se së pari, ata duan tu rikthejnë qytetarëve paratë e vjedhura nga qeveria. Berisha se programi i PD-së është një mundësi e re për çdo fermer, biznesmen dhe qytetar që pas datës 11 majit të çelë një kapitull të ri në jetën e tyre. Ai theksoi se shqiptarët shohin një fushatë, e cila vjen tek me projekte konkrete.
"Mirëdita dhe një përshëndetje shumë të përzemërt! Një falënderim të zjarrtë për këtë pritje vëllazërore. Po vij nga Selaniku, ku së bashku me Bledin, me shumë përfaqësues të koaicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë, u takuam me emgrantët tanë në Selanik dhe ju sjell përshëndetjet më të përzemërta, frymën e tyre. Një entuziazëm të madh ka shpërthyer në të katërta anët e vendit dhe kudo jetojnë shqiptarët. Ky entuziazëm shpërtheu fillimisht në diasporë, por erdhi edhe në Shqipëri dhe ne sot, kemi fushatën elektorale më bukur, fushatën elektorale të shpresës, të fitores.
Sot, shqiptarët çdo ditë e më shumë përqafojnë programin e PD. Një program, miqtë e mi, që ka dy synime më kryesore. Së pari, t’ju rikthejmë paratë tuaja, që aktualisht i vjedh qeveria.
Së dyti, një mundësi e re për secilin prej jush, për çdo fermer, për çdo biznesmen, për çdo qytetar, banor të Devollit dhe të gjithë Shqipërisë, që pas datës 11 maj të 2025, të mund të çelë një kapitull të ri në jetën e tij. Miqtë e mi, sot ju shihni dy fushata. Një fushatë, e cila vjen tek ju projekte konkrete, vjen tek ju me projektet, me të cilat kërkon të adresojë çdo vështirësi. Ju keni jetën tuaj të përditshme. Kërkoni që fermat tuaja të jenë ferma suksesi. Kërkoni që, bizneset tuaja të jenë biznese suksesi.
Kërkoni që, të rinjtë tanë të mos largohen nga Devolli, Korça dhe Shqipëria, por të qendrojnë këtu dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri. Kërkoni pra, që të gjitha potencialet e mëdha të Devollit dhe të Shqipërisë t’i shndërroni në rroga, mirëqënie, punësim për banorët e Devollit dhe të Shqipërisë. Ne, këtë projekt e quajmë, projekti i Devollit Madhështor. Po ku e bazojmë ne këtë?
Para së gjithash dhe mbi të gjitha, ne e bazojmë Devollin, tek shpirti juaj i pamposhtur, punëtorë.
Unë ju garantoj ju që, vështirë të gjenden njerëz punëtorë, të zotë, të aftë, si këtu në Devoll.
E bazojmë në traditën tuaj. Ju, e keni shndërruar këtë tokë në një parajsë tokësore me djersën tuaj, me mundin tuaj. E bazojmë, sepse ne, do t’u shndërrojmë ju, nga fermerë të braktisur në fermerë të mbështetur fuqimisht dhe të mbrojtur fuqimisht nga shteti.
Çfarë do bëjmë konkretisht? Do të pesëfishojmë në mënyrë absolute, vendimi i 100 ditëve të para do të jetë 5-fishimi i çdo subvencioni për ju. Pse kjo? Sepse, fermerët e Maqedonisë së Veriut, që i keni këtu fqinjë, subvencionohen 5 herë më shumë se ju. Sepse, fermerët në Kosovë subvencionohen 4 herë më shumë se sa ju. Sepse fermerët në Serbi subvencionohen 6 herë më shumë se sa ju. Atëherë, që ju t’i dilni zot garës, që ju të konkurroni në treg, duhet të keni gjithë këtë mbështetje. Dhe unë, ju jap fjalën që ne do t’ju mbështesim.
Me buxhetin e këtij viti, që kaloi në parlament, 8 miliardë ishte buxheti. 8 miliardë, të tëra taksa të marra nga ju, biznesmenë, punëtorë, të gjtihë qytetarët shqiptarë. Nga 8 miliardë, qeveria e ëktij burreci 2 metra të gjatë, ndau për ju, ëpr fermerët shqitparë, që punësojnë 500 mijë shqiptarë, që japin 20% të PBB, ndahet për ju gjithësej 57 milionë euro, dhe nga këto 32 milionë euro, sepse të tjerat i marrin rroga dhe i bëjnë rrush e kumbulla administrata.
Pra, për 880 mijë fermerë, u ndanë 32 milionë euro. Qesharake! Çfarë do bëjmë ne?
Ne do 5-fishojmë për ju subvencionet për ju. Nga 32, do jepen 230 milionë euro vetëm subvencione. Do subvencionojmë për çdo njesi prodhimi. Për çdo fidan të mbjellur, për çdo kokë bagëti. Hiqet çdo kriter teokratik, se duhet të kesh 10 lopë, se duhet të kesh 100 dele, se duhet kesh kaq dhe aq hektarë. Jo! Për çdo krerë bagëti do marrësh subvencione. Për çdo fidan që të mbjellë, do marërsh subvencione. Për çdo prodhim do marrësh subvencione. Dhe ky, është vetëm njëri aspekt," tha ai.
berisha
Politike
27 Prill 2025, 14:43
r.ll
selia e pd
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.&n...
Politike
27 Prill 2025, 13:41
r.ll
pamje nga nenshkrimi
VLORË- Ditën e sotme është nënshkruar në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës s...
Politike
27 Prill 2025, 13:19
r.ll
takimi ne selanik
SELANIK- Në takimin e sotëm në Selanik, kryedemokrati Sali Berisha tha se pak ditë na ndajnë nga 11 maji. Berish...
Politike
27 Prill 2025, 13:17
r.ll
belinda balluku
VLORË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda B...
Politike
27 Prill 2025, 12:52
Blerina Gjoka
foto ilustruese
PESHKOPI- Asfalti i saposhtruar të shoqëron në 10 kilometrat e rrugës hyrëse në Peshkopi, ndërsa n&...
Politike
27 Prill 2025, 12:38
r.ll
takimi ne selanik
SELANIK- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të kthehen dhe të inve...
Politike
27 Prill 2025, 12:12
r.ll
sali berisha
SELANIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me shqiptarët në Selanik shprehu mirënjohjen pë...
Politike
27 Prill 2025, 11:59
r.ll
sali berisha
SELANIK- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin në Selanik se në këto 12 vite, Shqipëria ka njohur të...
Politike
27 Prill 2025, 11:56
r.ll
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama në takimin në Vlorë njoftoi se sot do të firmoset një marrëveshje mirëku...
Politike
27 Prill 2025, 11:43
r.ll
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Rama u shp...