LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Prokurorët kanë marrë reformat në gjykim, çdo ligj e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim

Berisha theksoi se sipas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, toka te ish-kompleksi Partizani, nuk u përket pronarëve por e kanë marrë me dokumenta false, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë.

28 Tetor 2023, 12:57 Nga I.A
Berisha: Prokurorët kanë marrë reformat në gjykim,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin gjyqsor të nisur drejt tij nga SPAK. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh prokurorët kanë marrë të gjitha reformat në gjykim dhe se çdo ligj që është bërë e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Berisha theksoi se sipas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, toka te ish-kompleksi Partizani, nuk u përket pronarëve por e kanë marrë me dokumenta false, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë.

"Nuk po ndalem këtu se ku e bazon kallëzimin Taulant Balla dhe Edi Rama, se edhe ai është një dokument mashtrimi publik i pakonceptueshëm. Taulant Balla dhe Edi Rama në kallëzimin e tyre 3 vjet më parë, akuzojnë se toka nuk u përket pronarëve. Se është marrë me dokumente false, se është paguar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë luftës. Dhe sollën për këtë një dekret të Jakomonit nga Firence, me emrat e pesë familjeve të shpërblyera për tokën. Problemi është se këto familje nuk kishin asnjë metër tokë në territorin e klubit Partizani, por ndoshta 1 mijë metër larg. Theksoj prapë se pesë familjet kanë në atë zonë 67 mijë katror. Kanë marrë 30 apo 30 e ca mijë, por ata nuk morën dot as gjysmën e tokës së tyre në atë zonë. Këto janë akuzat, pastaj prokurorët politikë kanë marrë reformat në gjykim, në hetim. Çdo ligj i bërë nga PD nga viti 2005, për pronat, për sportin, për reformat ekonomikë, këta kretinë mjeranë e interpretojnë sikur është bërë për të favorizuar dhëndrin tim. Po jap vetëm një shembull. Në vitin 2008 apo 2009 vendosëm përdorimin e bonove të thesarit nga pronarët, të emetuara me dekret presidencial në vitin 2005. Të përdorura nga qytetarët dhe të përndjekurit politikë në vlerë rreth 250 milionë dollarë, për të blerë objekte privatizimi.

Vendimi që nxorëm prapë si detyrim absolut moral dhe ligjor ndaj pronarëve dhe të tjerët, se u kishim dhënë 1.3 milionë shqiptarëve bono dhe ato nuk kishin pse mbeteshin në xhepat e tyre, ky vendim kishte pra këtë qëllim. Se ata e lidhin se e kam bërë për të favorizuar dhëndrin tim. Ky vendim ka dalë 1 muaj pasi familjet e nderuara kishin paguar 88.6 përqind të detyrimit të tyre me lekë direkt, apo kishin paguar pra rreth 700 mijë dollarë të detyrimit të tyre. Kishte ngelur pa paguar rreth 100 mijë dollarë. Por nëse kishte një synim sado të vogël për të favorizuar dhëndrin, atij i thuhej mos u ngut se do kalonte ligji për bonot. Nuk kishte asnjë lidhje për këtë. Këta, pas daljes së vendimit, kanë përfituar prej tyre rreth 70 e ca mijë dollarë. Dhe Jamarabër Malltezit i takon si person të ketë përfituar rreth 1 mijë e ca dollarë. Për një tokë që u shfrytëzua 46 vjet nga regjimi komunist. Për një kompleks që shfrytëzohej nga viti 2000 e në vazhdim që e kontrollonte me në krye Paro Laçin, që dërgonte bandat e armatosura. Ju e keni dëgjuar gjeneral Qirjazin që e kishte në detyrim ligjor mbikëqyrjen e kompleksit, dërgova ekipin po persona me forcë m’i larguan dhe nuk lejuan të futen. Në report ushtarak kjo. Sigurisht e administronte Paro, por Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paron. Nuk kam të dhëna por atëherë flitej se Paro e paguante, por më pas u largua si trafikant i dënuar 12 vjet a më shumë në Itali," tha Berisha.

sali berisha taulant balla jamarbër malltezi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit