LIVE UPDATES
Politike

Kompleksi Partizani/ Berisha: Prokurorët pas tre vjet hetimesh intensive, nuk arritën të gjenin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument

Po ashtu ai u shpreh se janë pyetur me dhjetra punonjës dhe asnjë prej tyre nuk ka deklaruar se, ai i ka bërë presion.

28 Tetor 2023, 12:34 Nga I.A
Kompleksi Partizani/ Berisha: Prokurorët pas tre vjet hetimesh intensive,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përmbledhur sot me pak fjalë, se si qendron çështja e hetimit të nisur nga SPAK për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani”. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh prokurorët e SPAK nuk kanë gjetur asnjë provë dhe asnjë fakt që të ndërtojnë një akuzë penale ndaj tij. Po ashtu ai u shpreh se janë pyetur me dhjetra punonjës dhe asnjë prej tyre nuk ka deklaruar se, ai i ka bërë presion.

"Dy fjalë edhe për privatizimin e klubit Partizani. Ju garantoj se me të gjithë përpjekjet e shëmtuara të gazetarëve të Sorosit dhe të tjerëve të paguar nga prokuroria, ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë. Në 3 vjet hetime, prokurorët politikë të Edi Ramës, pas tre vjet hetimesh intensive, nuk arritën të gjenin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të ndërtojnë akuzë penale kundër meje, dhëndrit tim, profesor Jamarabër Malltezit, apo ndonjë tjetri. Nuk arritën sepse nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërës, të kryer direkt nga Edi Rama, siç thonë ata, me ndryshimin e orientimit nga sport në zonë banimi, kryer nga Edi Rama në vitin 2006. Nuk ka në mënyrë absolute as edhe një shkelje ligji. Janë pyetur me dhjetëra e dhjetëra punonjës. Asnjë prej tyre nuk del të thotë se Sali Berisha më ka bërë presionin më të vogël.

Asnjë prej tyre nuk del të thotë se Jamarbër Malltezi shkeli në zyrën time apo më bëri presion. Gjithçka ndërtoi një piramidë mashtrimi të paturpshme duke fshehur dhjetëra e qindra dokumente. Përsëris edhe njëherë, tre janë momentet themelore të këtij procesi. Moment themelor që ky proces të ecte, ishte heqja nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me firmën e presidentit të Republikës. Sali Berisha nuk ka dorëzuar kurrë një propozim të tillë te asnjë president. Por dokumentet zyrtare faktojnë se që nga viti 2000, terreni i klubit Partizani, që ishte i vendosur në tokat e 5 familjeve tiranase, nuk kishte lidhje me ministrinë. Ai kishte mbetur terreni i askujt, ndërtesat e askujt. Ministri Ismail Lleshi, me një shkresë urdhëron shtabin e përgjithshëm që ta marrë në mbikëqyrje që të mos lejojë zhvillimin e mafies mbi të, se ajo mbeti tokë e askujt. Pra, heqjen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura, e kanë bërë të tjerë para vitit 2005. Së dyti, çdo veprim i qeverisë së Sali Berishës pas vitit 2005, është bërë bazuar në listën zyrtare të presidentit të Republikës, mbi pronat e plan përhapjes së forcave të armatosura.

Në këtë dokument, klubi Partizani nuk ekzistonte. Ka edhe një moment kyç këtu, pa të cilin aty ndërtime nuk mund të bëheshin. Dhe ky moment kyç është ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv, në terren urban. Këtë akt e ka kryer Edi Rama më 6 qershor 2006, në një kohë kur asnjë nga objektet nuk ishte privatizuar. Pra, u kthyen nga terrene sportive në zonë orbane direkt nga Edi Rama. Po Edi Rama, në vitin 2008 apo 2009, kontrakton studion zvicerane Urban Plan, për të bërë planin e zonës, dhe e cilëson këtë zonë urbane. Ky Shalsi i Ramës, shkonte dhe bënte dëgjesa me qytetarët edhe për këtë zonë, për ndërrimin e destinacionit. Së treti, një gënjeshtër e pafytyrë, e paturpshme e gazetarëve të paguar nga prokuroria dhe të tjerëve që nuk kanë vëmendjen ta lexojnë, se ky proces është kryer me urgjencë. Ky proces ka filluar në vitin 1994 me kërkesën e këtyre pesë familjeve të Tiranës, për njohjen e pronës në Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës.

Komiteti ka njohur pronën dhe jo vetëm e ka njohur, por ka kthyer një sipërfaqe prej disa metra të saj, që ishte krejt e lirë. Procesi ka vazhduar në vitin 2000, 2004 dhe është kompletuar në vitin 2009. Por njohja e pronave dhue kthimi i tyre, për të cilin prokurorja e partisë Mellonai, pretendon se ka ndodhur nga viti 2006, është një gënjeshtër e turpshme. Ka filluar në vitin 1994 dhe ka vazhduar deri në vitin 2009. Nëse njohja dhe kthimi përfundoi, ta supozojmë në vitin 2007, mbeteshin të privatizoheshin objektet e ndërtuara mbi këto prona. Procesi i privatizimit të këtyre objekteve, kërkesa për privatizim janë bërë në fund të vitit 2006 dhe privatizimi ka përfunduar në vitin 2009. Pra, jo që nuk ka procedurë të shpejtuar, por ka procedurë të zvarritur dhe të ngadalësuar. Ndërkohë që ligjet e vendit kërkonin që kërkesave t’u jepej përgjigje brenda 4 muajsh. Maksimalisht thoshte ligji. Por ato kanë vazhduar për 3 vjet, dhe kjo është e tëra e dokumentuar. Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim publik," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet