Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha e cilësoi protestën si një kauzë të drejtë antidiktatoriale, e cila, sipas tij, është një detyrë morale për çdo anëtar të Partisë Demokratike.

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për mbështetjen e protestës që po vijon prej 46 ditësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha e cilësoi protestën si një kauzë të drejtë antidiktatoriale, e cila, sipas tij, është një detyrë morale për çdo anëtar të Partisë Demokratike.
Pavarësisht zërave kritikë ndaj PD-së që mund të dëgjohen në atë shesh, Berisha ka kërkuar nga demokratët që të tejkalojnë çdo hezitim.
Fjala e tij:
"Miq, ne jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një protestë 46-ditore vazhdon në Bulevardin e Tiranës. Një protestë tërësisht antidiktatoriale. Është detyrë e çdo demokrati e çdo demokrate, ta mbështesë atë me të gjithë mundësitë dhe potencialet që ka. Nuk ka bekim më të madh nga Zoti se sa të protestosh çdo ditë kundër kësaj narkodiktature. Dhe mos harroni, kauza të cilat ne i kemi mbrojtur me vendosmërinë më të madhe. Ai që lufton për kauzën, ai për një kauzë të drejtë, ai nuk tërhiqet kurrë nga beteja për të.
Ndaj dhe është kjo kauzë që e shtron atë në rrafshin politik dhe moral, aleat kryesor të Partisë Demokratike. Në rast se aty, siç jeni të vetëdijshëm, hidhen parrulla, slogane kundër Partisë Demokratike, ato nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën. Së pari, që nga lashtësia gjer sot në luftë dhe në betejë, armiku i armikut tim është miku im, është aleati im. Po këtu nuk është rasti, se ata janë qytetarë, ata janë të rinj. Ata janë një forcë e jashtëzakonshme, por edhe sigurisht është kështu, a nuk u bënë aleancat më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore, më të parat, Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Sovjetik?
Po i them këto, për të mos patur asnjëri asnjë kompleks. Përveçse mbështetje, mbështetje dhe vetëm mbështetje.
Po nga ana tjetër nuk është kjo, kjo është thashë një aspekt se aty janë disa eksponentë të opozitës së opozitës që janë vegël e qeverisë, që mendojnë se ajo histori e mis Denis Didrosë... por ne, kurrë dhe në asnjë rast, gjethet s'na pengojnë t'i shohim trungjet. Së dyti, Partia Demokratike e sigurt në misionin e saj duhet të jetësojë plotësisht parimet themelore të shpallura në Kuvendin e saj.
Ripërtëritje. U quajt ky Kuvendi i ripërtëritjes. Pa një ripërtëritje të thellë dhe të vazhdueshme, nuk do mund të ndjekim kohën. Dhe koha është e pamëshirshme. Ndaj dhe ne do i përmbahemi kësaj, do i përmbahemi sepse ju përmbajt Kuvendi Kombëtar, unë kam bindjen se do i përmbahet dhe Këshilli Kombëtar.", shprehet Berisha./Dosja.al
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të...
TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kry...
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar shtimin e përfaqësuesve të diasporës në strukturat e saj më të larta ve...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë verë si një periudhë me "tem...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbl...
Saimir Korreshi TIRANË – Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidatur...
KOSOVË - “E papërgjegjshme dhe provokuese” - kështu e komentojnë disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kos...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se qeveria po vlerëson përfshirjen e g...
TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pritet të shoqërohet me një zhvillim të papr...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do t&e...