Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në qendrat shëndetësore të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se protestuesit shprehën zemërimin e tyre gjatë protestës së ditës së djeshme ndaj Ramës, Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t.
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në qendrat shëndetësore të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.
Berisha tha se Edi Rama është i dënuari i popullit shqiptar dhe është armiku i kombit, ndaj për këtë arsyeje ai meriton ndëshkimin e duhur sipas tij.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, mbrëmë, fallangat e krimit shoqëruan dhe arrestuan në komisariatin e policisë guximtarët: Ervis Kurta, Ervis Mirashi, Ardian Toli, Sali Saraçi, Besnik Bali, Leonard Xhemalxhiu, Rei Hasku, Alket Toska, Edison Huli, Blendi Spaho, Elton Hoti, Romi Bizhoti, Hamza Cani, Tomas Koja, Ardian Lici, Anduel Lleshi, Anastas Memo, Alen Liko, Klodian Bajrami, Ervis Visha, Rexhep Tarja, Noel Masha. Në komisariatin numër 2 u arrestuan: Besnik Bali, Leonard Xhebaxhiu, Roni Bizhoti, Elton Hoti, Hamza Cani dhe u lirua një qytetar.
Në komisariatin 6, Blendi Spaho, Skënder Toska, Edison Huli, Ardian Toli, Sokol Gjoni, Elson Mirashi, Kanto Toli dhe të shoqëruar të tre këta. Pra, siç e shihni, dhjetëra, mbi 27 të rinj, të cilët nuk kanë kryer në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore, përveçse kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj Edi Ramës, Lubi Balluku, Lindës së AKSHIT, Lindës së Surrelit, Ergys Agasit dhe bandës së tyre. Ata të gjithë sot janë në komisariat dhe me urdhër të Edi Ramës vazhdon fushata e arrestimeve të qytetarëve. Dënoj me forcën më të madhe këtë terror kriminal ndaj protestuesve.
Dënoj keqtrajtimin që iu bë dhe një qytetareje, e cila banonte në shtëpinë e fëmijës dhe që absolutisht s'kishte asnjë lidhje me asnjë akt, me asnjë akt të çfarëdolloji. E goditën. Për të ilustruar dhunën kriminale ndaj të rinjve dhe ndaj fëmijëve, Ilirian Tela apo Agasi apo banditi në krye të policisë, mashtroi shqiptarët, tha u plagosën 12 policë. Partia Demokratike menjëherë mori kontakt me të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe nuk rezulton në këto qendra të jetë paraqitur qoftë dhe një polic i vetëm i plagosur.
Po, ato kanë marrë qytetarin nga Berati, nga shtrati i spital në komisariat. Në një akt brutal dhe kriminal. Por policë të plagosur për spitalet e Tiranës nuk ka patur qoftë dhe një të vetëm. E garantoj Edi Ramën se personalisht do bëhet përgjegjës për dhunën që u ushtrua ndaj kryengritësve paqësorë.
Dhe se çdo akt dhune ndaj guximtarëve do marrë ndëshkimin e merituar. Por një gjë duhet ta pranoj. Shkëlqeu, shkëlqeu siç meriton, guximi i të rinjve. Ishin ata që ishin ata që i dhanë të gjithë epikën asaj kryengritje. Gazetarët i panë se si në dhjetëra, dhjetëra raste, ata por dhe qytetarët e tjerë kapën kanistrat e gazit dhe ja u kthyen banditëve me uniformë, nga i kishin nisur. Pra protesta protesta për herë të parë nxorri në pah dhe një shkallë të lartë përgatitje dhe vendosmërie nga ana e protestuesve. Antigaz.
E vërteta që policë të kalamendur pati nga gazi. Po ishte gazi i tyre, jo i protestuesve. Nuk i plagosën protestuesit, i plagosën vetë ata. Se i gjuajtën protestuesit me gaz. I përgëzoj, i përgëzoj për aktin heroik të kapjes së gazeve dhe të hedhjes drejt atyre që i hodhën drejt narko-banditëve. I siguroj falangat e krimit se protesta tjetra, kjo do jetë masive, masive, dhe se asnjë mjet i tyre nuk do mund të mposhtë revoltën e përgjithshme popullore.
Por me këtë rast u bëj thirrje policëve të ndershëm, familjarë, atdhetarë, por dhe demokratë në shpirt. Asnjë akt në mbrojtje të Edi Ramës.
Edi Rama është i dënuari i popullit shqiptar, është armiku i kombit shqiptar. Meriton ndëshkim, ndëshkim dhe vetëm ndëshkim, bashkë me suitën e tij. Mos u bëni mburojë e një të keqeje të tillë që s'e ka njohur Shqipëria në historinë e saj. Ky është kilometri i fundit. Asgjë në botë nuk na ndalon ne pa arritur në finish fitimtar./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha tha sot se Rama kaloi një një natë plot makthe, pas protestës kombëtare të opozit...
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë një konference për mediat se protesta u dominua ...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se protesta e ditës së djeshme ishte&nb...
Foto ilustruse IZRAEL- Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me ...
Protesta TIRANË- Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë mbrëm...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reagaur pas qëndrimit të kryeministrit Rama në lidhje me protes...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e Ministrit të Bujqësisë Andis Salla me fermerët gjatë...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar se vitit 2026 është një vit i rëndësishëm dhe kyç p...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme duhet që të bëj punën e saj dhe t&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ftesa e Shqipërisë për në Bordin e Paqes u pranua ...