LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Qeveria e Ramës me rekorde të zeza, na nxiu faqen! Edhe Pompeo i fshiu, do kishte 'pleshta'

Duke përmendur Mike Pence dhe Mike Pompeon. Sipas tij, të dy sqaruan se kishin ardhur vetëm për opozitën iraniane në Shqipëri.

28 Korrik 2022, 19:36 Nga k.m.
Berisha: Qeveria e Ramës me rekorde të zeza, na nxiu faqen! Edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Mirdita ka treguar se përse nuk ka marrë pjesë në koncertin që po zhvillon kryeministri Edi Rama, sot në sheshin Skënderbej. Në fjalën e tij, Berisha tha se edhe amerikanët që erdhën në vendin tonë nuk donin ta takonin. Duke përmendur Mike Pence dhe Mike Pompeon. Sipas tij, të dy sqaruan se kishin ardhur vetëm për opozitën iraniane në Shqipëri.

"Qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Me rekordet më të zeza ja nxinë faqen këtij vendi e këtij kombi pas Enver Hoxhës. Para 1 muaji erdhi këtu zv/Presidenti i SHBA, nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm, u takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo? Sepse nuk donte të merrte pleshta, ta themim kështu me fjalë popullore. Se kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Pompeon. Erdhi dhe ai, e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte? Një eksponent kryesor, ua them me të dhëna të sigurta, eksponent kryesor i bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Balla. Pastaj ai kur e mori vesh u largua dhe në njoftim për shtyp nuk citoi asnjë shqiptar. Isha, takova MEK, dhe u ktheva, i fshiu tkaimet se këta të turpërojnë. Këto të gjitha janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeveri e cila në shumë e shumë drejtime, është asbolutisht kryekëput anti-shqiptare,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Një orë e gjysmë më parë isha para gazetarëve dhe u thash se unë po shkoj në Rrëshen për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me njerëz të ndershëm, me mirditorë të mençëm, me njerëz me ideale të pastra. Kam shumë kënaqësi së bashku ne sot të nderojmë këtë 100-vjetor me ndjenjën e mirënjohjes më të thellë ndaj vendit të madh të lirisë i cili ka bërë më shumë se çdo vend dhe komb tjetër për lirinë e shqiptarëve që nga viti 1920, presidenti Wilson grisi, hodhi në kosh projekte të cilat copëtonin edhe Shqipërinë.

Historia 30-vjeçare, sigurisht që SHBA kontribuuan më pas në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe ndihma e tyre ishte thelbësore me shkollat e shkëlqyera që ngritën në Tiranë dhe Kavajë. Me misionarët e mëdhenj të tyre të cilët bënë gjithçka për të çuar përpara kauzën e arsimit në Shqipëri dhe të zhvillimit të Shqipërisë për të paraqitur atë para publikut dhe administratës amerikane, ndër ta edhe shkrimtarë të mëdhenj të kohës siç ishte Rose Wilder Lane me të famshme Majat e Shalës që u bë në kohën e vet një nga librat më të lexuar në kohë nëkohën e udhëtimeve.

Pra, marrëdhëniet kanë një histori gjithnjë vetëm pozitive. Natyrisht ne i kremtojmë këto marrëdhënie, demokratët, me ndjenjë krenarie të veçantë, pasi në 30 vite realizimet më madhore të këtyre marrëdhënieve janë të lidhura me qeverinë e PD. Që nga pritja në shtëpinë e bardhë nga presidenti Bush, më pas nga presidenti Klinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore në këto marrëdhënie vizita e presidentit George W.Bush në qershor 2007 në Tiranë, mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare dhe priteshin nivelet më të larta të atij vendi të madh, sikundër shtetarë të tjerë do të vinin në Shqipëri. Veçanërisht vizita e sekretares Kliton në 100-vjetorin e pavarësisë dhe mesazhet që ajo solli para shqiptarëve. 

Qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Me rekordet më të zeza ja nxinë faqen këtij vendi e këtij kombi pas Enver Hoxhës. Para 1 muaji erdhi këtu zv/Presidenti i SHBA, nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm, u takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij.

Pse kjo? Sepse nuk donte të merrte pleshta, ta themim kështu me fjalë popullore. Se kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Pompeon. Erdhi dhe ai, e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte? Një eksponent kryesor, ua them me të dhëna të sigurta, eksponent kryesor i bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Balla. Pastaj ai kur e mori vesh u largua dhe në njoftim për shtyp nuk citoi asnjë shqiptar. Isha, takova MEK, dhe u ktheva, i fshiu tkaimet se këta të turpërojnë. Këto të gjitha janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeveri e cila në shumë e shumë drejtime, është asbolutisht kryekëput anti-shqiptare.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet