1 Gusht 2024, 20:53
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit është shprehur se Edi Rama, sapo u bë kryeministër, u akuzua nga OSBE në raportin konfidencial se ka depozituar në kontot offshore 200 milionë euro. Gjithashtu Berisha ka theksuar se kreu i SPAK Dumani, i cili sipas tij është kriminel më i lig se Nuredini, e ka shpallur krim intelektual vjedhjen e shekullit.
"Edi Rama, sapo u bë kryeministër, u akuzua jo nga Sali Berisha, por u akuzua nga OSBE në raportin konfidencial se ka depozituar në kontot offshore 200 milionë euro. Edi Rama është mitra që pjell çdo minutë, çdo orë, çdo ditë korrupsion, vjedhje, vjedhje, korrupsion. Është ai me Erion Veliajn pronari i vjedhjes së shekullit. Është ai që firmosi dhe i dha 8 pikë kompanisë që nuk ekzistonte, sepse ishte kompania Rama-Veliaj. Është ai miqtë e mi që nuk lejon konfiskimin e saj, por edhe pse pas shtatë vitesh nuk ekziston nam as nishan i këtij djegësi, dhe janë shpenzuar gjer sot 130 milionë euro, përsëri çdo vit kalojnë nga paratë e taksapaguesve në ndërmarrjen Rama-Veliaj 24 milionë euro.
Sepse Dumani, ky bastard kriminel më i lig se Nuredini, e ka shpallur krim intelektual vjedhjen e shekullit. Paçka se aty o kriminel 10 herë më i poshtër se Nuredini, që nuk sheh firmat e Edi Ramës, firmat e Erion Veliajt, 8 përqindëshin e kompanisë dhe që lejon të paguhet çdo vit e të mos hidhet një tullë. Miqtë e mi, është Edi Rama gjeneratori, është mitra që mbjell çdo minutë, çdo ditë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Është Edi Rama ai që i dërgoi me Duçkën e tij 225 mijë euro McGonigalit, por kjo nuk është korrupsion, as krim për Dumanin e tij, një lake i marrë peng për krimet e veta. Që vetëm në vitin 2016 kishte deklaruar tre apartamente me rrogë shteti, të cilat jo tre, po as dy nuk ka shqiptar që mund t’i sigurojë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
1 Gusht 2024, 20:45
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Politike
1 Gusht 2024, 20:41
N.F
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për mes një postimi në llogarinë e tij ...
Politike
1 Gusht 2024, 20:08
N.F
Takimi
BAKU- Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e para...
Politike
1 Gusht 2024, 17:55
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pra mediave ku ka reaguar në ...
Politike
1 Gusht 2024, 15:33
I.A
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
TIRANË- Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin nd&e...
Politike
1 Gusht 2024, 14:53
r.ll
kryetarja e klgj, naureda llagami
TIRANË- Në muajin qershor gjatë raportimit në Kuvend për punën e Këshillit të...
Politike
1 Gusht 2024, 11:49
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën pa...
Politike
1 Gusht 2024, 11:45
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protest&eu...
Politike
1 Gusht 2024, 11:18
I.A
Godinat
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nxjerrë pamje të godinave që do të ndërtohen për strehimin ...
Politike
1 Gusht 2024, 11:00
I.A
Anila Denaj
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka hedhur poshtë pajisjen që gazetari Blendi Fevziu ka nxjerr për ...