LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të zgjasë sa ti teket popullit, policia mos të guxojë të prekë protestuesit!

• Sali Berisha fton edhe socialistët në protestën e të shtunës. • Kryedemokrati foli për protestën dhe tha se afati do të jetë në dorën e qytetarëve. • Berisha tha se protesta ka një skenar dhe role të mirëcaktuara. • Ai u ndal dhe te debati kryesor politik në lidhje me Portin e Durrësit dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se bashkë me të vëllain zotëron 60% të aksioneve në një kompani offshore. • Berisha tha se Kuvendi është nën menaxhimin total të socialistëve dhe se PD do të përgjigjet. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Policia të mos bëhet mercenare e Ramës", Berisha mesazh uniformave blu: Protesta do të zgjasë sa të dojë populli

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha i kërkoi trupës policore që të mos provokojë protestuesit nesër në Bulevard. Berisha tha se qytetarët janë të vjedhur dhe se policia duhet të bëjë detyrën por jo të sillet si "mercenare" e kryeministrit. 

“Mesazhi im është mos revoltoni protestuesit, kaq është. Ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese. Vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po ua dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre, po i vjedh dhe plaçkit çdo ditë. Kaq është mesazhi im. Asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e protestës që do jetë nesër”.-tha Berisha. 

Në lidhje me afatin e protestës, Berisha tha se protesta nuk do të zgjasë vetëm 2 orë, aq sa është marrë leja, por sa të dojë populli shqiptar. 

"Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë."-tha Berisha./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: Kuvendi është kthyer në dyqanin e Lindës, do përgjigjemi për përjashtimin e dy deputetëve tanë

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të
Sali Berisha

TIRANE- Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike deklaroi se Kuvendi është kthyer në një "dyqan" personal të kryetares së Parlamentit Lindita Nikollës, e cila i tejkalon standartet. Berisha tha se PD do të përgjigjet për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, të dy deputetëve, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj me motivacionin se "ishin të dehur dhe kishin thyer etikën parlamentare". Berisha tha se opozita nuk mposhtet.

Sali Berisha: Unë prej kohësh kam folur për dyqanin e Lindës. Parlamenti trajtohet si dyqani i Lindës. Kryetarja e Parlamentit është një zonjë dhe në shumë raste më takon të vetëpërmbahen për qëndrimet publike ndaj një zonje s’mund të kalojë disa standarde. Por në mënyrë të i kam thënë se; do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve të rënda. Ajo është viktimë e Ramës. Ndaj as kemi marrë dhe as kemi ndërmend të ndërmarrin nisma kundër saj. Është në tagrin e saj që të mbrojë veten. Përjashtimi i dy deputetëve është akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament. Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë. Por ne do i përgjigjemi.
Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve./Dosja.al 

3 VITE ME PARE

Rikthimi në qeli i Bllakos, Berisha: Proces negociatash me të tjerët

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha e quajti vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, për rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, një proces negociatash me personat e tjerë që janë të arrestuar për këtë çështje. Berisha tha se këto janë zhvillime dramatike që po ndodhin në vend.

“Mund t’u them se riarrestemi me negociata i famozit Alqi Bllako nuk është gjë tjetër vetëm një proces negociatash dhe me ata të tjerët që janë akuzuar që të mos flasin dhe të dalin shumë shpejt nga burgu. Janë të gjitha këto zhvillimet më dramatike, më të turpshme, më kriminale të Edi Ramës dhe SKAP-it të tij që tallet me drejtësinë, me ligjin, me Kushtetutën e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Dje, Apeli i GJKKO riktheu në qeli Alqi Bllako me argumentin se prish provat e hetimit për inceneratorët si dhe rrezikon të largohet nga vendi. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Skenari i protestës? Berisha: Ka risi, rolet i kemi të ndara, unë kam fjalimin. Basha nuk mund të vijë pa sqaruar akuzën për para ruse

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të

TIRANE- Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike pranoi se ka një skenar për zhvillimin e protestës së 12 nëntorit. Berisha tha se roli i tij është fjalimi, ndërsa tha se protesta do të ketë risi. 

“Detyrat janë të ndara. Unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët kanë skenarin. të tjerët kanë himnin dhe kështu me radhë. Mos të hyjë në kompetencat e të tjerëve, secili në punën e vetë. Do ketë risira.”, tha Berisha.

I pyetur për praninë e ish-kryetarit Lulzim Basha, Berisha tha se ai nuk është i mirëpritur. Sipas tij, deputeti duhet të pastrojë fillimisht emrin e tij nga akuza që ka për financimin e fushatës me para ruse. 

"Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të PD-së dhe nuk mund të më marrin leje mua ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty. Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën."-tha Berisha. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: Mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, Rama do ta mbyllë aferën me burgosjen e Lefter Kokës

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se qeveria është duke u përpjekur të mbyllë hetimin për inceneratorët duke bërë "kokë turku" ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Berisha tha se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për Kokën, por theksoi se sipas tij, ai nuk kishte para në arkën e Ministrit për të ndërtuar inceneratorët duke ia faturuar përgjegjësinë kryeministrit Edi Rama. Një ditë pas mbylljes së hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, Berisha tha se dosja e Elbasanit është e lidhur drejtpërdrejt me Ramën. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Edi Rama urdhëroi SKAP-in e partisë të mbyllë hetimet për djegësin e Elbasanit.
Një akt i mirëfilltë kriminal.
Dosja e Elbasanit është dosja e parë e organizatës kriminale që kryeson Edi Rama, por është dy herë më e madhe ajo e Fierit dhe katër herë më e madhe ajo e Tiranës.
Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Askush përveç SKAP-it të partisë nuk mund t’i zgjidhë ato.
SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit.
SKAP-i i partisë së tij injoroi faktin se Edi Rama futi në zjarr dhe dogji planin e veprimit të hartuar me 4 milionë euro nga BE për mbetjet.
Edi Rama për krijimin e ndërmarrjes së tij për djegësa, grisi vendimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, që i thotë se kjo formë me negociata të mbyllura, nuk ekziston. SKAP-i i partisë e legjitimon me një akt kriminal.
SKAP-i i partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë, janë mbledhur 17 firmë, që nuk ndodh në histori përveç gjendjeve super të jashtëzakonshme.
SKAP-i i partisë kërkon të mbyllë aferën me Lefter Kokën. Nuk kam asnjë sentiment për të, por Lefter Koka në buxhetin e tij të Ministrisë së Mjedisit ka pasur zero buxhet, zero lekë.
Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Të gjithë lekët janë nxjerrë nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave me firmat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.
Pra është Edi Rama që vodhi fondin e Këshillit të Ministrave për ndërmarrjen që krijoi.
SKAP-i partisë nuk njeh ligj, moral, normë dhe standard.

Dje, SPAK vendosi mbylljen e hetimit për inceneratorin e Elbasanit dhe Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është marrë zyrtarisht i pandehur nga ana e Prokurorisë së Posaçme. SPAK i ka komunikuar avokatëve të ish-ministrit akuzat zyrtare. Së bashku me Lefter Kokën janë marrë të pandehur edhe Stela Gugallja dhe Klodian Zoto./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama do të shtypë opozitën, e ka të kotë, do të përballet me ne dhe popullin

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me qytetarët. Në lidhje me fjalorin fyes që Rama përdori në Kuvend, Berisha tha se Rama tregon edukatën që ka marrë nga etërit e tij ndërsa shtoi se tregon se ku arrin hajduti për të mbuluar vjedhjen e tij. 

Sali Berisha: Kjo është mega-afera më e madhe në Europë.
PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar.
Rama përpiqet të shtypë opozitën në parlament, por nuk do e arrijë kurrë.
Opozita është sot më e fuqishme se kurrë.
Ai gabon rëndë kur shan si halabak ordiner, duke treguar se çfarë edukate familjare ka marrë. Duke treguar se çfarë mendësie ka biri i xhelatit për kundërshtarin politik.
Por e ka të kotë, do përballesh me opozitën, duke përballesh me popullin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Porti i Durrësit, Berisha: 60% të aksioneve i kanë Rama dhe Olsi, deshi të implikonte NATO, Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi kurthin

Berisha: Rama fshihet pas Portit të Durrësit, protesta do të
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke shkelur 3 nene kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitme marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se Rama përfshiu dhe NATO-n në këtë çështje, por që sipas tij u pikas shumë shpejt nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg. 

Sali Berisha: I verbuar nga vjedhjet, i pangopur në vjedhje, Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh megaaferën shumë miliardëshe të portit të Durrësit, megaaferë që vetëm trualli tokë publike e portit kushton minimumi 3 miliardë euro. Megaaferë në të cilën ndërtimi shkon të paktën 3-4 miliardë euro. Që të gjitha këto nga një kompani 60% e të cilës nuk dihet asnjë aksioner, është top sekret, sepse të gjitha janë të Edi dhe Olsi Ramës, kësaj bande të rrezikshme anti-shqiptare që është vërsulur me tërbim ndaj pasurive të këtij populli. Rama nuk mund të fshihte kurrë 60% të aksionerëve të një kompanie shumë miliardëshe, po të mos ishte personalisht e tij. i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, i përjashtuar nga tvsh dhe taksat e tjera. Rama me këtë mega aferë ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera kompaninë me vëllezërit Karic. Në këtë mega aferë Rama ka shkelmuar në mënyrë flagrante nenet 70, 71 dhe 74 të MSA-së, të cilat i imponojnë Shqipërisë respektimin e rregullave të konkurrencës. Me këtë mega aferë Rama ka privuar Shqipërinë nga porti i saj mijëra vjeçarë, por edhe BE-në dhe NATO-n. Komisioni i Transportit të BE-së, ka përcakuar portin e Durrësit si një nga dy portet strategjike në rajon. Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë mega aferë. Sekretari i përgjithshëm e kuptoi se kishte të bënte me një kurth korruptiv të një njeriu që nuk vjedh vendin e tij dhe tha “kjo është çështje e vendeve anëtare”./Dosja.al

sali berisha protesta e 12 nentorit protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci