Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur para mbështetësve në foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet, duhet larguar menjëherë nga pushteti.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka humbur çdo legjitimitet dhe se është fryt i farsës elektorale. Duke folur para mbështetësve në foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet, duhet larguar menjëherë nga pushteti. Lideri demokrat tha se Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetare dhe qytetarë guximtarë, njerëz të sakrificës që për të mbrojtur të vërtetat që besoni, protestoni këtu çdo të hënë dhe jo vetëm për veten tuaj,për familjen tuaj, por jeni zëdhënës të mbarë shqiptarëve. Jeni zëdhënës të qytetarëve të lirë dhe në këtë aspekt jeni frymëzim për çdo shqiptar!
Të dashur miq, motivet e protestës sot janë të pafundme. Qeveria ka humbur çdo legjitimitet. Ajo është fryt i farsës elektorale, i shkelmimit mbi vullnetin tuaj, mbi votën tuaj. Ajo është fryt i krimit monstruoz të përmasave evropiane dhe botërore, karteleve më të zeza të drogës që helmojnë çdo ditë me mallin e tyre, me të cilin pasurohet, fëmijët e Europës dhe jo vetëm. Protesta është e ligjshme ndaj një qeverie që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedh qytetarët e saj.
Një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet dhe duhet shporrur një ditë e më parë.
Protesta është e ligjshme, është jetike kundër një qeverie, e cila në 13 vite varfëroi çdo vit e më shumë shqiptarët. Në 13 vite, ajo bëri që ata sot të jenë qytetarët më rrogëulët dhe me pensionet më të ulëta në rajon. Ajo bëri me vjedhjet që bëri, që gjysma e tyre të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.
Gjysma e tyre të mos ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre. Protesta është e ligjshme e cila në një farë mënyrë po shkreton këtë komb sa asgjë tjetër në historinë e tij nga vitet 1300 gjer sot. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria. Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës.
Ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës. Miq, dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sot, shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit. Para se të nisej, së bashku me Lubinë bënë mbledhjen e grupit parlamentar dhe në një sfidë të hapur, në një sfidë që tejkalon çdo lloj standardi, i dërguan Europës mesazhin se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim./Dosja.al
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi gjatë fjalimit saj në Foltoren përpa...
Edison Memolla TIRANË- Apeli i GJKKO konfirmoi sot dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzo...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike mban sot 'Foltoren' e rradhës, para Kryeministrisë. Demokratët janë mbledhur me pankarta n...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion ...
foto ilustuese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë mblidhet të hënën në orën 18:00 për t&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka dalë ditën e sotme nga spitali Nënë Tereza, nga ku ishte shtruar d...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi tha në përfundim të seancës gjyqësore të dosjes ‘...
Dashnor Sula TIRANË- Dashnor Sula, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgj...
Foto ilustruse TIRANË- Një ligj tërësisht i ri për shërbimin diplomatik shqiptar po diskutohet në Komisionet parlamentar...