3 Qershor 2022, 12:24
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama nuk mbështet Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Pyetje: Pse Shqipëria apo më mirë të themi pse Tirana zyrtare heziton të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe 2, mendoni se qeveria e Tiranës ka harruar shqiptarët e luginës së Preshevës. Lugina nuk kërkon nga Rama 400 milionë euro në vit siç jep Vuçiç në vit për serbët e Kosovës, por thjeshtë një mbështetje simbolike, madje për të justifikuar kushtetutën e Shqipërisë në të cilën thuhet qartë se shteti shqiptar duhet të kujdeset për shqiptarët jashtë vendit?
Sali Berisha:Siç e keni marrë vesh ju Edi Rama ka qenë i vetmi kryetar qeveria në samitin e fundit të NATO që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiçin, gjë që habiti të gjithë audiencën e nivelit më të lartë në atë samit, dhe morri falenderimet më të zjarrta nga qarqet më ultranacionaliste të Beogradit, për fshi këtu presidentin Serbo Madh, Aleksandar Vuçiç. Atëherë midis Kosovës dhe Serbisë, midis Serbëve dhe Shqiptarëve Edi Rama ka zgjedhur anën e Serbëve dhe jo shqiptarëve. Nuk mund të kërkojë ai anëtarësimin e Kosovës në NATO sepse siç e dini ju ai ka pasur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës së bashku me Aleksandër Vuçiç.
Për sa i përket Preshevës, Bujanovcit dfhe Medvegjës, qytetarët e këtyre komunave që janë dhe qytetarët më të shtypur në Evropë, me të drejta më të kufizuara, një politikë të qartë spastrimi etnik i cili as në kohë luftërash nuk mund të organizohej ndryshe nëpërmjet adresash, gjetjes apo mos gjetjes me anë të kontrollove policore etj, ata nuk mund të presin nga Edi Rama dhe s’duhet të presin asnjë lloj ndihme, por të kenë kujdes nga thikat pas shpine që ai mund t’u fusë nga bashkëpunimi me regjimin e Beogradit.
Politike
3 Qershor 2022, 12:18
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga anëtarët e Bordit të Transparencës që ...
Politike
3 Qershor 2022, 11:47
Agron Duka
TIRANË- Lajmi se Agron Duka do të shkëputet përfundimisht nga e djathta është përgënjeshtruar nga v...
Politike
3 Qershor 2022, 10:36
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vrasjes së bujshme që ndodhi mëngjesin e sotëm në...
Politike
3 Qershor 2022, 10:29
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri kërkoi nga mediat që të kenë...
Politike
3 Qershor 2022, 10:19
Taulant Balla
FIER- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi për mediat se pas orës 17:00 do të mëso...
Politike
3 Qershor 2022, 09:59
k.m
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj, Edi Rama dhe Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj është personi që ka marrë bekimin e socialist...
Politike
3 Qershor 2022, 09:38
Mblidhet Kryesia e PD
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme në orën 14.00 për të mirat...
Politike
3 Qershor 2022, 00:12
Ermonela Felaj
TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se lista e opozitës me 8 emra për kandidatë për kreun e ...
Politike
3 Qershor 2022, 00:10
Blendi Fevziu dhe Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha se socialistët kanë gati listën e kandid...
Politike
2 Qershor 2022, 22:30
Ervin Salianji dhe Armand Shkullaku
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji është përplasur me gazetarin Armend Shkullaku në lidh...