TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat për sekretar të përgjithshem, nënkryetarë dhe sekretariatet e Partisë Demokratike. Më pas po ditën e sotme, në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombetar për të votuar këto kandidatura. Deri më tani emrat e përfolur për numrin 2 të partisë, pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, janë Arben Ristani dhe Flamur Noka. Ndërsa për nënkryetarë emrat që mund të jenë kandidatë janë Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi.
PROPOZIMET:
Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan:
z. Agron Shehaj z. Oerd Bylykbashi z. Belind Këlliçi z. Luçiano Boçi
Për Sekretar të Përgjithshëm:
z. Flamur Noka z. Arben Ristani
Për Sekretar për Organizatat Partnere
Znj. Iliriana Kuçana Megi Balliu
Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave Lediana Mandia Andi Pustina
Sekretar për të Drejtat e Njeriut Elda Hoti Bislim Ahmeti
Sekretar për Organizimin Ervin Minarolli Aurel Bylykbashi
Sekretar për Integrimin Europian Edmond Spaho Lediana Fratari
Sekretar për Marrëdhënie Publike Jola Hysaj Sara Bodo
Sekretar për të Përndjekurit Politikë Lorenc Luka Bedri Blloshmi
Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit Tritan Shehu Indrit Hoxha
Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale Ivi Kaso Çlirim Gjata
Sekretar për Pushtetin Vendor Dasho Aliko Ylli Asllani
Gjykatësi i Partisë Endira Bushati Adriana Kalaja
Këto kandidatura do të votohen sot nga Këshilli Kombëtar që do të mblidhet në orën 17:00. Më 28 maj, Komisioni i Rithemelimit zgjodhi 20 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike, ku deputeti Belind Këlliçi doli më i votuari. Pjesë e Kryesisë u bë edhe Jozefina Topalli por edhe deputetja Ina Zhupa, e cila iu bashkua Berishës në Kuvendin e 30 prillit.
Komisioni i Rithemelimit zgjodhi më 28 Maj, 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa pas mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha lexoi emrat e kandidatëve për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe nënkryetarëve, ku ra në sy se s’kishte asnjë grua. Po ashtu, ndër të tjera Berisha theksoi se qëllimi është të mos dublikohen funksionet në mënyrë që të mos mbahen dy poste, kështu që ata që do zgjidhen, do të duhet që të heqin dorë nga posti në Kryesi.