TIRANË- Ka nisur mbledhja e parë që nga krijimi i Kryesisë së re të Partisë Demokratike. Në foto shihet kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili po kryeson mbledhjen. Jozefina Topalli, Ina Zhupa, Edi Paloka, Flamur Noka, Arben Ristani e shumë të tjerë shihen të ulur në sallë, duke ndjekur me kërshëri atë ç'ka po diskuton Berisha.
Ata do të diskutojnë për kandidaturat për sekretar të përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e Partisë Demokratike. Më pas në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombetar për të votuar këto kandidatura.
Komisioni i Rithemelimit zgjodhi më 28 Maj, 20 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike. Nga 47 kandidiatë që u propozuan, Këshilli Kombëtar votoi 20 prej tyre do të jenë pjesë e kryesisë.