16 Tetor 2024, 20:01
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli pë raportin e Eurostat, ku thuhej se 46% e popullsisë shqiptare është e kërcënuar seriozisht nga varfëria.
Berisha tha për shkak të këtyre shifrave, njërëzit po mendojnë largimin nga vendi. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka firmosur për vëllain e tij, oligarkët dhe trafikantët dhuratë me 1 euro 1.6 mln m2 tokë në bregdet dhe në trojet turistike.
Në vijim të kësaj, Berisha shtoi se Rama me firmën e vet për Alabarin dha 1 mln m2 tokë publike në qytetin e Durrësit. Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë bashkë me familjen grabiti 224 mijë m2 tokë në Gjipe.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq, të kesh sot 46% të popullsisë të kërcënuar seriozisht nga varfëria, do të thotë që këta qytetarë çdo ditë të mendojnë t’ia mbathin sa sytë këmbët për të shëptuar nga ky rrezik ekzistencial i familjes së tyre.
Dhe ku, në një vend me pasuri përrallore. Për kë vjedh, se Edi Rama me firmën e tij firmos për vëllaun e vet dhe oligarkët, trafikantët, dhuratë me 1 euro 1.6 mln m2 tokë në bregdet dhe në trojet turistike.
Firmos me firmën e vet për Alabarin dhe Dubai City-n e tij. 1 mln m2 tokë publike në qytetin e Durrësit.
Grabit 224 mijë m2 tokë në Gjipe me sojin e tij hajdut. Kjo vjen sepse ky i babëzitur që i shikon shqiptarët si qenie për t’u zhdukur nga vendi i tyre është në garë për miliarder me konto të fsheht. Me familje soj e sorollop janë vërsulur si çakej mbi pasuritë e këtij shteti.
Ia jep vëllait të vet, ua merr pronarëve dhe i jep Olsi trafikantit 38 mijë m2 tokë, këtij trafikanti të poshtër. I jep baxhanakut me dhjetëra e dhjetëra tendera sekrete nga AKSHI, oborri i tij, i cili për hir të baxhanakut ka rritur me 40 herë prokurimet sekrete. Udhëton vet me avion taksi duke shpenzuar në dy vite 21 mln euro. Ndërton pista për Formula 1, në një kohë kur pensionistët numërojnë kafshatën.
Tallet me shqiptarët.
Ndërton tunelin e Llogarasë, tunelin më joekonomik të planetit, tunelin në të cilin i takon investimi 65 mijë euro për frymë që nuk ka shtet në botë që pranon ta bëjë.
Dhe jo vetëm kaq, por vjedh me një dorë 50 mln nëpërmjet kompanisë. E inaguroi miq, ju e patë, por tani u vuri drynin , sepse inaguroi pa asnjë kusht sigurie.
Kur të tjerët e denoncuan se tuneli është pa ajrim dhe rrezikon djegien të gjallë të kalimatërve në makina, u vërsulën si hiena kundër tij. Dhe tani nuk i mjaftojnë vjedhjet që ka bërë, se do gërmojnë e do gërmojnë, do vjedhin dhe më shumë.
sali berisha
Politike
16 Tetor 2024, 20:01
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e stome tha se shkaktari i vërtetë i...
Politike
16 Tetor 2024, 16:39
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Socialiste ka shprehur miratimin e saj për aplikimin e votimit elektronik në qarkun e Durrësit dhe Elbas...
Politike
16 Tetor 2024, 15:24
r.ll
mimi kodheli
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialistes Mimi Kodheli ka folur lidhur me çeljen e negociatave të grup kapitullit të...
Politike
16 Tetor 2024, 14:13
ZH.LL
Armela Krasniqi
TIRANË- Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka folur për rreziqet e njohurive digjitale te prindërit në lidhje me kontro...
Politike
16 Tetor 2024, 14:21
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot në një konferencë për shtyp se opozita dhe shq...
Politike
16 Tetor 2024, 14:06
N.F
Ervin Salianji dhe Andrea Mano
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i dorëzojë të enjten mandatin e deputetit, Andrea Mano...
Politike
16 Tetor 2024, 14:12
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e...
Politike
16 Tetor 2024, 13:47
ZH.LL
Riccardo Magi
TIRANË- Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ka deklaruar se marrëveshja e dy kryeminstrave Edi Rama dhe Georgia Meloni nuk do ...
Politike
15 Tetor 2024, 15:04
I.A
Tomi Frashëri
TIRANË- Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ka dhënë shpjegime...
Politike
16 Tetor 2024, 13:17
ZH.LL
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar vendimin që doli nga mbledhja e sotme e Qeverisë në lidhje me p&...