LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama përdori 83 mandatet e krimit për të bllokuar drejtësinë ndaj familjarëve dhe qeveritarëve afër tij

Gjatë një mbledhje me drejtues të partisë, Berisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç kanë bërë një letër Bashkimit Evropian, në të cilën nuk kërkojnë një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por vetëm marrëveshje tregtare dhe lëvizje të lirë. 

13 Prill 2026, 14:41 Nga E.d
Berisha: Rama përdori 83 mandatet e krimit për të bllokuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka përdorur 83 mandate për të bllokuar drejtësinë ndaj familjarëve dhe qeveritarëve afër tij. Gjatë një mbledhje me drejtues të partisë, Berisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç kanë bërë një letër Bashkimit Evropian, në të cilën nuk kërkojnë një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por vetëm marrëveshje tregtare dhe lëvizje të lirë. 

Lideri demokrat tha se Rama i del në krah Aleksandër Vuçiçit, i cili është i akuzuar për genocid në Bosnjë dhe për safarin në Sarajevë.

"Të nderuar drejtues politikë, koordinatorë të kësaj partie për degët. Një fjalë thotë, uji fle, hasmi nuk fle. Ne duhet të themi, uji fle, opozita nuk fle. Se po fjeti, e merr lumi. Ndaj dhe ne duhet të jemi në këmbë në çdo kohë, në çdo rast, në çdo përpjekje. Kështu që e thirrëm këtë mbledhje këtë ditë për probleme jashtëzakonisht të rëndësishme, të vetë, të partisë dhe të vendit. Sot, udhëkryqi në të cilin e ka vendosur regjimi Shqipërinë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Po bëhet më i rrezikshëm se kurrë më parë. Edi Rama pas faktimit, pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas faktimit dhe dokumentimit se AKSH-i është kopshti privat, në fakt, është gropë e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi, siç e dini, në një akt të pashembullt, t'i mbyllë dyert drejtësisë.

Të hedhë në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut, duke qenë i bindur se do të ishte radha direkte e tij, mbasi dosja Balluku, në mbi 60% ishte vetëm dosja Rama. E njëjta gjë AKSH-i. Mirlinda e tij e gjorë që jeton me katër vila, po jeton në një apartament me qira, nuk është gjë tjetër, vetëm prestanomi i gjysmës së tij më të mirë, Lindës së Surrelit. Mbasi në AKSH, në këtë agjenci publike, familja e tij ka grabitur qindra e qindra milionë euro, nëpërmjet famozit baxhanak, Armand Frangu. Të dy këto dosje, siç jeni në dijeni, janë tashmë dosje ndërkombëtare, janë të depozituara në të gjitha kancelaritë e mëdha të Evropës dhe të botës. Për të shpëtuar lëkurën e tij, dhe miq, duhet ta kemi të qartë, shqiptarët duhet ta dinë, se diktatorët dhe narkodiktatorët për të shpëtuar lëkurën, janë të aftë të ndërmarrin çdo vendim.

Nuk njohin asnjë interes tjetër përveç interesit të vet. Kështu që, pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për të, për t'i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe afër tij dhe familjarët e tij. Me këtë akt të pashoq në ndonjë vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, me këtë sfidë të hapur që ai u bëri qytetarëve shqiptarë, duke u provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen, nuk mund të gjykohen, ai krijoi apo solli, si mund të them, një bllokim të një raporti në Komisionin Evropian, që është raporti i bardhë, raporti i standardeve, por është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar.

Një raport i ndërmjetëm. Dhe e vërteta është se me gjithë pesë shqyrtimet, ky raport për Shqipërinë ka mbetur në klasë. Me gjithë telefonatat e tij, mund t'ju them që po t'i mblidhni janë dhjetëra orë me zyrtarë evropianë dhe zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, ai nuk ka arritur, përkundrazi, numri i vendeve të cilat kanë kundërshtuar votimin e këtij raporti ka ardhur në rritje dhe jo vetëm kaq, por dhe numri i çështjeve që vendet kanë ngritur për Shqipërinë ka ardhur gjithnjë në rritje.

Ndërkohë, po në funksion të lëkurës së tij, ai ka bërë lëvizjen tjetër, së bashku me serbomadhin Aleksandër Vuçiç, kanë bërë një letër Bashkimit Evropian, në të cilën që të dy, për interesa të tyre kriminale, dhe jo të popullit, të popujve të tyre, shpallin se ata nuk janë, nuk kërkojnë një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por një lloj tjetër integrimi, vetëm marrëveshje tregtare dhe lëvizje të lirë. Çka, gjë e cila është një ndëshkim i vërtetë për shqiptarët, por është dhe një akt antikombëtar. Në mënyrë të përsëritur nga 2013 e gjerë sot, Edi Rama i del në krah Aleksandër Vuçiçit, i cili është i akuzuar për genocid në Bosnjë, për safarin në Sarajevë, i cili është një ultranacionalist i verbër midis Gjorgjeviçit dhe Millosheviçit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj