LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama rrëzoi me urdhër të Vuçiç përmendoren e viktimave të gjenocidit në Lumë, shfarosi kujtimin e foshnjave që u dogjën të gjalla

Sipas Berishës, kjo gjë tregon se Rama nuk ka gjak shqiptari, por është tradhëtar. 

21 Dhjetor 2022, 12:47 Nga F.M
Berisha: Rama rrëzoi me urdhër të Vuçiç
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka rrëzuar përmendoren e viktimave të gjenocidit në Lumë. Në fjalën e tij në grupin parlamentar, Berisha tha se Rama e ka marrë urdhrin nga Presidenri i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe se ka 'shuar' kujtimin e foshnjave që u dogjën të gjala nga serbët. Sipas Berishës, kjo gjë tregon se Rama nuk ka gjak shqiptari, por është tradhëtar. 

"Prej katër muajsh, deputetët tanë kanë dorëzuar në parlament rezolutën për të dënuar genocidin serb në Kosovë. Në kundrshtim me Kushtetutën, rregulloren e parlamentit dhe çdo gjë, Rama urdhëron moszbatimin e rregullt dhe injorimin e të drejtës kushtetuese e ligjore të një deputeti. Rezoluta nuk paraqitet në seancë dhe ne duhet të jemi aty për të mbrojtur në mënyrën më të vendosur të drejtat tona. Jo vetëm nuk paraqitet rezoluta por me urdhër të Edi Ramës shembet në mes të qytetit të Kukësit, përmendorja e ngritur në kujtim të viktimave të genocidit serb në Lubë. Shqiptarët duhet ta dinë se genocidi serb universalisht i dënuar është genocide që ata kanë kryer në Lubë. Në tetor të vitit 1912. Më falni, në 1913, se rezistenca nisi në 1912. Serbët kishin direksion vërshimin drejt Shkodrës, Durrësit, para shpalljes së pavaësisë. Genoci i Lumës në dokumentat e kohës, në dokumentin bazë të komisionit ndërkombëtar të ngritur për shkaqet e luftës, është vlerësuar në mënyrë unanime si genocid. Vetëm në fshatin Pobrej janë therur, djegur të gjallë e ekzekutuar 420 burra, gra e fëmijë. Rama urdhëron Safetin të shkelmojë shpirtrat e tyre dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur pak vite më parë, në nderim të më së paku 2 mijë e 200 qytetarëve shqiptarë. Shifra të tjera thonë 6 mijë. Një barbari e pashembullt në luftë, një ndëshkim i pashembullt dhe ketu Edi Rama heq përmendoren, rrafshon përmendoren që kishte fjalë dhe të një serbi të madh që dënoi me forcë këtë genocide. Unë disa herë kam ngritur çështjen e genocidit të lumës. Ky ka rrënuar këtë përmendore. Ky njeri i urren shqiptarët. Ky ka gjak tradhëtari, nuk ka gjak shqiptari. Ky nuk ka as komb, as nder, as flamur dhe as atdhe. Çfarë u thotë ky foshnjave që u dogjën, në prani të nënave të tyre u hodhën në flakë mes mullarëve të barit. Në të gjitha librat e asaj kohe përmendet, a lexon histori ky njeri apo jo? Ka libra që e përmendin, nga dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm por nuk pajtoheshin kurrë me krimet serbe. Ky i hoqi me kërkesë të Vuçiçit. Nuk ka akt më të turpshëm dhe më antishqiptar se ky. Ka shkelmuar. Pse u vranë ata? Vetëm sepse luftuan. Bllokuan serbët që të mos pushtonin Shqipërinë. Për shkak të suksesit të kryengritjes së tyre u kthyen në 1913 më një furi të paparë. Si mund ta bëjë? Edi Rama bën gjithçka,"- tha Berisha. 

sali berisha berisha mbledh grupin 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen