LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama shpall livadhet e Troplinit zona të teknologjisë së lartë, në një kohë kur aty ka vetëm lopë që kullosin

Lideri i opozitës deklaroi se Rama shpërndau 130 milionë euro me fatura thesari, në zonën, në Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë dhe një pjesë të Tiranës.

21 Janar 2026, 19:43 Nga E.d
Berisha: Rama shpall livadhet e Troplinit zona të teknologjisë së
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha tha gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, tha se Rama shpall livadhet e Troplinit si zona të teknologjisë së lartë, në një kohë kur aty ka vetëm lopë që kullosin. Lideri i opozitës deklaroi se Rama shpërndau 130 milionë euro me fatura thesari, në zonën, në Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë dhe një pjesë të Tiranës.

Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin zgjedhje, por farsë. Ndaj sipas tij qytetarët dhe opozita ka të drejtën kombëtare, ndërkombëtare, morale, ligjore, ta rrëzojë këtë qeveri një minutë e më parë.

Sali Berisha: Të dashur miq, në 2021-shin, dy ditë pas zgjedhjeve, ka mbërritur zëri dhe shkrojta, vota vdiq pa hyrë në kuti. Po si vdiq vota pa hyrë në kuti? Po sigurisht, sepse shpërndau 130 milionë euro me fatura thesari, në zonën, në Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë dhe një pjesë të Tiranës. E me 130 milionë euro t'i blen zgjedhjet. Edhe aty, prandaj shkrova në atë kohë: vota vdiq pa hyrë në kuti. Në këto zgjedhje, katërfishi, pesëfishi, dhjetëfishi i atyre që bëri në 2021-shin. Nuk ishte zgjedhje, ishte farsë. Ndaj dhe ne kemi të drejtën kombëtare, ndërkombëtare, morale, ligjore, ta rrëzojmë këtë qeveri një minutë e më parë.

Ne kemi çdo motiv. S'është vetëm kjo. Jo, prisni. Një qeveri që del nga vota e lirë, por që i vjedh qytetarët, ajo meriton hu dhe vetëm hu. Ajo s'meriton kurrë të qeverisë. Dy gjëra i heqin çdo legjitimitet qeverisë: farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarëve. Dhe vjedhja e qytetarëve. Tani, ne kemi denoncuar. Në vitin 2022, u gjet nga komisioni se Edi Rama, Erion Veliaj, kishin zhdukur vetëm tek djegësi i Tiranës, pa nam e pa nishan, 130 milionë euro. 130 milionë euro. Ajo është e mjaftueshme të rrëzohet Edi Rama në çdo kohë, në çdo ditë dhe në çdo muaj. Vazhdoj vijmë tani. Tani dalin dosjet, në të cilat ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Dosjet e Lubi Ballukut, të cilat arrijnë absolutisht miliarda euro. Nuk ka imagjinatë, asnjëri prej nesh, po të ulet dhe të shkruajë, bëji pak skenarët si kanë vjedhur, sa kanë fryrë çmimet kanë vjedhur këta, nuk jemi të zot t'i bëjmë ato. Se ata kanë vjedhur në mënyra nga më të paimagjinueshmet. Kush mund të imagjinonte se livadhet e Troplinit do konsideroheshin, do shpalleshin zona teknologjisë së lartë, më e zhvilluar në Shqipëri, në një kohë kur aty ka vetëm lopë që kullosin dhe s'ka asnjë high-tech. Hajdutët Edi Rama, baxhanaku i tij, marrin taksat e dhjetëra kompanive të cilët të regjistruara atje paguajnë 5% taksë. Sepse tjetrën, tjetrin ja paguajnë familjes Rama dhe Ramës.

A mund të shkojë mendja kjo? Që të regjistrosh zonë teknologjike në livadhe, të lash livadhe, asnjë tullë nuk ka aty dhe vazhdon prej dy vjet, tre vjetësh, i paguajnë taksat. A mund të ketë? A keni dëgjuar kurrë që në një ndërmarrje shtetërore, ndërmarrje shtetërore e shtetit, se në një private hajt thotë njeriu se ky paratë private i ka, edhe aty ka përgjegjësi po jo kështu. Në një ndërmarrje shtetërore të merren peng biznesmenët që guxojnë, që guxojnë të marrin pjesë në tendera. Sepse aty zot absolut duhet të jetë baxhanaku Frangu. Kunati i Lindës së Surrelit. Që del dhe u bën dhe propagandë nëpër televizione për vuajtjet e mëdha të bashkëshortit në vjedhje.

E cila është absolutisht 100%. Po aq dhe më shumë përgjegjëse se Mirlinda e AKSHIT. Tani vijmë, tani ç'na bën? Tani thotë jo, nuk ka efekt, drejtësia nuk mund të veprojë. Dhe e bën Belindën kalë beteje. Sfidë dhe poshtërim për çdo shqiptar, nuk i heqim imunitetin. Demokratë e demokratë, duhet të jeni të kthjellët, të qartë. Kurrë një kryeministër s'mund të kundërshtojë kërkesën, në qoftë se i përmbahet shtetit ligjor, kërkesën qoftë dhe 100% e padrejtë të prokurorisë për të hequr imunitetin. Jo.

Që në pushtet, në atë kohë ishte prokuroria e Përgjithshme autoriteti që kërkonte heqjen e imuniteteve. Ju i dini mirë epitetet e mia të merituara që të gjitha për Ina Ramën. Por, por, ju them ju me sinqeritet absolut, se as për një të mijtën e sekondës s'më kishte shkuar kurrë në mendje që kërkesat e saj për heqjen e imunitetit t'ja kundërshtoj. Jo. Jo, përkundrazi. Vinte kërkesa, ministri dorëzonte vetë imunitetin. Vinte kërkesa, ministri jepte dorëheqje./Dosja.al

sali berisha pd foltore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj