Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha ka shtuar se Rama po kontrollon votën në shkallën më të madhe me patronazhistët dhe vrasësit serialë të bandave.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demoktratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po vepron në një mënyrë si diktatori Enver Hoxha. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh se Rama po tenton që ta shpallë opozitën armike, në mënyrë që ta zhdukë atë. Berisha ka shtuar se Rama po kontrollon votën në shkallën më të madhe me patronazhistët dhe vrasësit serialë të bandave.
"Sot ku jemi, cila është gjendja. Sot nuk kemi kampe përqendrimi, sot nuk kemi skuadra pushkatimi, hiperkolektivizëm. Pra padyshim që Shqipëria nuk është ajo që ishte e doktrinës dhe diktaturës komuniste. Megjithë këtë, sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë, është një diktaturë të vërtetë dhe të pamohueshme sepse sot në Shqipëri një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet. Sot Edi Rama kontrollon pushtetin ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, agjencitë e të quajtura të pavarura, kontrollon ekonominë me oligarkët e tij, kontrollon mediat.
Sot Edi Rama, opozitën njëlloj si Enver Hoxha e ka shpallur armike dhe armike për ta zhdukur, natyrisht jo me plumba armësh zjarri, por me plumba të tjerë asgjësues, në mënuyrë që ta vendosë nën kontrollin e tij të plotë.
Sot diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij, me makinerinë gjigante të frikës së qytetarëve. Me fallangat komuniste të kuqe të patronazhistëve, me vrasësit serialë të bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptarëve.
Me makinerinë, me industrinë gjigante të blerjes së votës, qindra e mijëra shqiptarë shesin të drejtën e votës ose votën. Të gjitha këto kanë një synim, zhdukjen e opozitës. Të gjitha këto Edi Rama, këto vota që i grabit, i konsideron plumba për opozitën. E njëjta gjë sot ndodh me pronën. Njerëzit nuk e kuptuan dhe PD nuk bëri detyrën e vet. Ligji i investimeve strategjike është ligji i konfiskimit të pronave në të gjitha zonat që ato mund të kenë një vlerë turistike, nga kepi i Stillos në Velipojë, nga Çajupi në Alpe. Ku të dojë diktatori i konfiskon dhe i përdor për mafian e tij," tha Berisha.
Sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një komb pa opozitë jeton në natën më t...
Ervin Mete TIRANË- Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete ka deklaruar se sot në Këshillin e Ministrave është mir...
Gazment Bardhi TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme në një posti...
Saimir Korreshi TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur përjasht...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat, pyeti se çfarë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Posaçme p&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme se urdhri i gjykatës pë...
Belinda Balluku TIRANË- Shqipëria ka dalë nga lista gri e FATF. Lajmin e ka ndarë zv/kryeministrja Belinda Balluku përmes nj&...
Rama dhe Kurti TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vendimin e qeverisë së Kosovës për të pranu...