LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama u akuzua nga OSBE se kishte 200 mln € në offshore, në vitin e parë si kryeministër

Kryedemokrati tha se Rama nuk e përgenjështroi raportin e OSBE dhe as në gjykatë nuk guxoi të shkonte. 

27 Shkurt 2023, 20:07 Nga A.B
Berisha: Rama u akuzua nga OSBE se kishte 200 mln € në offshore,
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Ramën se në vitin e parë si kryeministër zotëronte një pasuri 200 milionë euro e fshehur në offshore. Berisha iu referua raportit të OSBE të publikuar në vitin 2014, një vit pasi Edi Rama kishte marrë pushtetin. Kryedemokrati tha se Rama nuk e përgenjështroi raportin e OSBE dhe as në gjykatë nuk guxoi të shkonte. 

'Edi Rama është unik në qëndrimet e tij ndaj opozitës. Ky mund të jetë kryeministri i vetëm sot në Europë dhe botë që korrupton dhe kontrakton si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së. E angazhon atë me fuqitë e postit që kishte për shkatërrimin e opozitës shqiptare, sepse atij i duhet një pushtet i pakufizuar. Sepse atij i duhet të vjedhi dhe të mos e akuzojë kush. Sepse atij i duhet të konsolidojë shtetin e drogës.
Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij.
E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të.
Po tani thoni ju sa është, ju garantoj se synon vetëm miliarda. Ajo që mund të ju duket çudi por ju them ju, se ky synon miliarda. Ky nuk ngopet.

Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit me aferën e djegësve. Ja tha Arben Ahmeti haptas, qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën të gjithë qeverinë dhe e lëvizën. Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë.

Në fakt ai e ka lëvizë, ai është kryehajduti. Atij i tha Edmond Ahmeti, drejtor i Agjencisë së Prokurorimeve; zoti kryeministër nuk mund të firmoset kjo kontratë siç thotë këtu me negociata të mbyllura, sepse nuk i leoj ligji. Negociata të mbyllura do të thotë të mbyllesh në zyrë dhe të vjedhësh. Ai i firmosi, sepse e kishte ndërmarrje të tij, ose të Olsit, por Olsi këtë herë është në afera të tjera, këtë herë është vetëm ai direkt.

Firmosi, por sa? 420 mln euro. Çfarë ndodh. A e dini ju se djegësi i Tiranës është i firmosur si investim privat, dhe i tëri është investim publik, është vjedhje publike sepse aty nuk ka djegës e asgjë. Por paratë, miliona e miliona, vidhen nga ai dhe Erion Veliaj, të dy bashkë. Dërgohen në Holandë, nga Holanda në ofshore dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet