LIVE UPDATES
Politike

Berisha-Ramës: Shkodra nuk e ka pasur kurrë një kryebashkiak me dosje si Beci yt

Në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër, Berisha tha se Shqipëria ka humbur 720 mijë të rinj në 10 vitet e fundit dhe sulmoi Ramën për projektet e dyshuara financiare dhe tenderët e dyshimtë.

2 Prill 2026, 11:55 Nga I.A

Berisha-Ramës: Shkodra nuk e ka pasur kurrë një kryebashkiak me

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe shkatërrim të të rinjve shqiptarë. Në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër, Berisha tha se Shqipëria ka humbur 720 mijë të rinj në 10 vitet e fundit dhe sulmoi Ramën për projektet e dyshuara financiare dhe tenderët e dyshimtë.

Berisha gjithashtu hodhi akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e quajtur atë si një hajdut përpara Ramës.

”Të dashur miq, pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë në një drejtim të ekzistencës së kombit, i ka bërëkombit shqiptar gjëmën më të madhe që nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë. Asnjë pushtues, asnjë regjim nuk ka zbatuar në mënyrën më të egër doktrinën e Çubrilloviçit, e cil sot është tejkaluar disa herë nga Ramoviçi dhe meriton të quhet doktrina e Ramoviçit, e argatit të Beogradit. Në 10 vite, 720 mijë të rinj shqiptarë kanë marrë me vete ëndrrën shqiptare në rrugët e botës. Janë larguar nga Shkodra, janë larguar nga Shqipëria sepse ky është një vrasës i ëndrrës së rinisë shqiptare. Sot, në një akt cinik, kishte zgjedhur 2 prillin për të takuar studentë. Çfarë u tha? Studentëve Edi Rama u tha se Shqipëria nuk ka korrupsion dhe se korrupsioni është perceptim. Unë, këtu nga Shkodra, dua t’i shtroj atij këto pyetje. Sarajet e Surrelit o kryehajdut, me themele 720 metra të gjata, me materiale nga më të kushtueshmet që ekzistojnë, janë përceptim apo vjedhje? Raporti i OSBE që të akuzoi se ke depozituar në vitin 2014, 200 milionë euro në bankat offshore, është perceptim apo vjedhje?

Është perceptim apo vjedhje djegësi i Tiranës me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk ekziston tullë as nishan? Është perceptim apo vjedhje 500 tendera sekretë në kundërshtim me ligjin për baxhanakun tënd nga AKSHI? Është perceptim apo vjedhje emri i bashkëshortes tënde me qindra herë në dosjen e AKSHI-t si hajdute dhe që mbulohet nga Mirlinda tjetër? Publikoje dosjen para shqiptarëve. Është perceptim apo vjedhje zhdukja me një të rëndë të lapsit të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë me firmën tënde dhe të Belinda Ballukut? Është perceptim apo vjedhje mbyllja e portit të Durrësit për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve, duke u grabitur shqiptarëve pasurinë publike më të madhe që kanë rreth 4 miliardë euro? Është perceptim apo vjedhje Benet Beci, i cili në krahasim me ty është një hajduc me dokumente? Qytetarët e Shkodrës kanë pasur kushedi sa kryetarë bashkie. Nuk po flas për ta. Por nuk kanë pasur asnjë të regjistruar me dokumente, me dosje, siç kanë Becin tënd. Është perceptim apo vjedhje Tigrat, për të cilët shqiptarët kanë paguar 90 milionë euro gjer sot pa pasur asnjë kilovat energji elektrike? Janë perceptime apo vjedhje rrugët e shembura njëra pas tjetrës si kurrë ndonjëherë? Nuk janë perceptime, ndaj dhe ti po bën ligje për të shpallur vjedhjen e qeveritare legjitime,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama benet beci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj