LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shkollës 'Sami Frashëri' iu vendos dinamiti vetëm për të vjedhur fondet

Berisha tha se në vendin tonë shkollat janë shembur me preteksin e dëmeve që kishin pësuar nga tërmeti i vitit 2019.

11 Mars 2023, 19:24 Nga F.M
Berisha: Shkollës 'Sami Frashëri' iu vendos dinamiti
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur dhe për fondet e rindërtimit. I pranishëm në Korçë, ku prezantoi kandidaten e tij për bashkinë, Berisha tha se në vendin tonë shkollat janë shembur me preteksin e dëmeve që kishin pësuar nga tërmeti i vitit 2019. Ai tha se e vërteta ka qenë se Bashkitë kanë vjedhur fondet. Si shembull mori shembjen e shkollës 'Sami Frashëri' në Tiranë, për të cilën tha se ka kushtuar 7 milionë euro. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Por ky është vetëm njëri plan, le të marrim planin tjetër. Ç’po ndodh me shqiptarët në këto 8 vite. Shqiptarët këto 8 vite po varfërohen dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Shqiptarët në këto 8 vite, për shkak të inflacionit marrin një rrogë të paktën 30% me më pak vlerë se në vitin 2013. Në vitin 2013 ju e dini, ne dolëm në krye të rajonit për rroga e pensione dhe u them unë ju, se ajo ka qenë arritja e jetës tonë. Po të kemi parasysh, që gjithnjë më të varfrit, më të varfrit, dolëm njëherë, dolëm me rroga e pensione dhe kjo ishte një arritje historike. Dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta. Në 1992 të ardhurat tona ishin 204 dollarë për frymë në vit. Të tilla të ardhura kishin veç ugandezët dhe angolezët. Arritëm në vitin 2008 të vendosemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme, të larta. Ballëlartë, sepse asnjë komb nuk bëri me kaq shpejtësi një rrugë të tillë drejt rimëkëmbjes, prosperitetit sa bëmë ne, me mundin dhe djersën tonë. Sot ku jemi? Edhe atëherë nuk ishim të pasur, përsëri kishte varfëri, por kishte varfëri në pakësim, varfëri në zvogëlim, e cila nuk shuante shpresën e shqiptarëve për një shpresë më të mirë, prandaj filluan të vijnë, filluan të vijnë, dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë. Popullata në Shqipëri po rritej nga viti në vit. Çfarë ndodhi në këto 8 vite? Në këto 8 vite ne marrim rroga më të ulëta në rajon, marrim rroga më të ulëta se në Kosovë, e cila ka histori 15 vjeçare pavarësie, e cila ka një buxhet dy herë më të vogël se Shqipëria. Nuk po them Mali i Zi. Po pse? Unë u them ju se vitet që dyfishuam rrogat, pensionet, ju jeni dëshmitarë, në të 4 anët e vendit u ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Qindra e qindra kilometra në të gjitha fshatrat e Korçës në një kohë kur pak muaj më parë kryetari i qarkut raportonte se në 8 vite u ndërtuan 54 km rrugë fshati në këtë qark.
U ndërtuan 1300 shkolla, kopshte, u ndërtuan qindra qendra shëndetësore, rreth 700 sisteme kanalizime dhe ujërash. Pse po i them këto? Po i them se paratë u përdorën pavarësisht nga këto u ekonomizuan në mënyrë të atillë që të rrisnim e dyfishonim rrogat dhe pensionet. Por gjatë këtyre 8 viteve, çdo kryeministër, ua them këtu unë ju, po të kishte ndjenjë më të vogël të respektit për mundin, djersën për familjet dhe qytetarët shqiptarë, kishte çdo potencial që ti rriste së paku 3 herë rrogat krahasuar me 2013. Ku e bazoj unë këtë? Unë ua them ju; ne dyfishuam rrogat e pensionet dhe ndërtuam ato që ju thashë e më tepër, duke rritur borxhin gjithsej 4.4 %. E gjetëm 58.2 dhe arritëm në 62.6. Buxheti i shtetit është i njëjtë me të familjes; ato që krijon, i planifikon, kur stë dalin për disa qëllime merr një borxh që e kthen më vonë. Çfarë bëri Edi Rama? E rriti borxhin 43 %, e rriti borxhin 10 herë më shumë seç e rritëm ne. Borxhi është 107 %. Ku shkuan, u kthyen në rroga, pensione, infrastrukturë? Jo, asgjë, u kthyen në një farë mënyre në një mallkim për shqiptarët se ata duke u varfëruar çdo ditë e më shumë, morën rrugët e dheut si kurrë në historinë e tyre. Por si i mori ky këtu, çfarë ndodhi? Shumë thjeshtë, në çdo punë publike shpenzon 6-8 herë mbi koston dhe kjo është e vërtetë. Kjo është 100% e vërtetë. Në të gjithë Europën një autostradë në fushë ndërtohet me 2-3 mln euro kilometri. Në Shqipëri ndërtohet me 24 mln euro kilometri. Shkoni në territorin, Kakavijë-Janinë, autostrada e standardeve më të mëdha ndërkombëtare ndërtohet me 4 mln euro. Rrugët anësore nga Lekajt e Kavajës në Fier, ndërtohen me 7 mln euro. Vidhet në mënyrën më të papërmbajtur, më të shfrenuar. Shkollat! I vihet dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, absolutisht vetëm për të vjedhur. Shkolla në manualet e ndërtimit në Europë dhe SHBA kushton 600-700 mijë dollarë. Shkolla ‘Sami Frashëri’ ka kushtuar 7 mln euro. Shkolla të tjera po kështu.
Ju shumë mirë, shumë drejt mund të shtroni pyetjen, si vidhet, ku vidhet? Këta vjedhin me çdo punë publike, vjedhin e vjedhin dhe rrogat nuk i rrisin. A është koha tani ti themi stop, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë, pa parti. Prandaj këto zgjedhje janë jetike, këto zgjedhje duhet të ndajnë Shqipërinë nga një regjim që sot është i pashembullt në Europë, i cili po i largon shqiptarët nga Shqipëria, duke i varfëruar ata me pamëshirësinë më të madhe. Ne duhet të qëndrojmë, ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët, nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por janë zgjedhje për fatet e Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet