23 Prill 2025, 18:36
Nga E. D
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Vorë, foli edhe për gjendjen e mjerë nëpër gjithë Shqipërinë, ku nuk ka mjek dhe nuk ka ilaçe. Lideri i opozitës u shpreh se Shqipëria pakësohet, çdo muaj e më shumë dhe mbi 45% e shqiptarëve janë larguar.
Gjithashtu sipas tij pasuritë dhe buxheti përqendrohen në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët e vet, e ndajnë njëri me tjetrin, e ndajnë me mafien, shpërblen organizatat kriminale. Kreydemokrati gjithashtu theksoi se 11 maji është një ditë në të cilën ne firmosim ndryshimin.
"Të dashur miq, sistemi i shëndetësisë sot ka degraduar në shkallë ekstreme. Isha në Kukës dje. Spitali i ri, 3 milionë euro. Asnjë kirurg. Dhe të sëmurët, nga kalaja e Dodës, në Surrojë, të gjitha zonat, po të kishte ndonjëri emergjencë, telefonoje në Prizren një mjek që qendronte i gatshëm kundrejt pagesës, dhe vinte operonte.
Kukësi është qendër qarku. Imagjinoni pra. Në Peshkopi, akoma më keq. Kudo, një rrënim. Kudo, farmaci të mbushura me ilaçe pa efekt, të markës Nushi-Doshi.
Akti i parë, do të ndalohet çdo import i ilaçeve që nuk shiten në vendet anëtare të BE-së. Ilaçe cilësore.
Akti i dytë. Shqipëria do miratojë listën që republika italiane rimburson për qytetarët e vet. Dhe unë, ju jap ju fjalën se, qytetarët shqiptarët do të kenë të njëjtat ilaçe që kanë vendet e zhvilluara. Ne, nuk i kapim dot ato në pasuri, por për sa i përket shëndetit, ne do bëjmë atë që ato bëjnë për qytetarët e tyre. A mund të imagjinoni ju një vend që le pa ilaçe të sëmurët me sëmundje të rënda? Një vend në të cilin, mjekët i telefonojnë të sëmurëve se, këtë muaj nuk ka ilaç për ty?
A mund të imagjinoni, një vend ku, aparaturat për diagnozën jetike të sëmundjeve të tilla nuk funksionojnë apo nuk ekzistojnë në Shqipëri. Deklaroi 3 muaj më parë se, këto janë krime kundër njerëzimit që po kryhen në spitalin Onkologjik. Sepse ai, me qeveritarët e tij, vjedh paratë e ilaçeve, paratë që ju jepni për mjekimet e tyre.
Të dashur miq, në gjithë këtë situatë, e cila, në shumë aspekte është e pashembullt. Ai që paguan çdo faturë, ai që paguan çmimin e kësaj të keqeje, jeni ju, fëmijët tuaj, janë vajzat, djemtë tuaj janë të detyruar të marrin rrugët e dheut.
Shqipëria pakësohet, pakësohet çdo muaj e më shumë. Mbi 45% e shqiptarëve janë larguar. Ndërkohë, pasuritë, buxheti përqendrohen në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët e vet, e ndajnë njëri me tjetrin, e ndajnë me mafien, shpërblen organizatat kriminale. Kurse qytetarëve u lënë rrugë të vetme, largimin nga Shqipëria. Ndaj dhe, 11 maji është një ditë shumë e rëndësishme. Është një ditë në të cilën, me votën tonë, ne firmosim ndryshimin. Një ndryshim i një rëndësie vendimtare, për të rinjtë tanë, për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Prill 2025, 18:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një shkresë ku kërk...
Politike
23 Prill 2025, 18:30
M.B
Edi Rama
POLIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Poliçan. Rama tha se socialistët kanë...
Politike
23 Prill 2025, 18:27
M.B
Edi Rama
POLIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Poliçan. Rama premtoi se në mandatin e ka...
Politike
23 Prill 2025, 18:17
M.B
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Vorë. Berisha tha se n&eum...
Politike
23 Prill 2025, 18:03
E. D
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatët e PD-Aleanca për Shqipërinë Madh&eu...
Politike
23 Prill 2025, 17:52
E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se pensionistët janë sot kategoria socia...
Politike
23 Prill 2025, 17:16
E. D
Edi Rama
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, ironizoi partitë e reja. Gjatë fjalës s...
Politike
23 Prill 2025, 17:11
M.B
Edi Rama
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Skrapar. Rama tha se drejtësia e re në Shqipë...
Politike
23 Prill 2025, 17:09
E. D
Edi Rama
SKRAPAR- Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, nuk la pa përmendur as demok...
Politike
23 Prill 2025, 17:06
E. D
Edi Rama
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, tha se nuk po e kërkon mandatin e katërt p&eu...