1 Qershor 2024, 20:17
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur mbrëmjen e sotme se Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, teksa i është referuar raportit të EUROSTAT. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha shprehet se kjo sipas tij është "merita" e qeverisë që sot treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, dhe varfëri ekstreme.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë, demokrate dhe demokratë të pamposhtur!
Përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë dhe ngrohin mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë.
Miqtë e mi, ndryshimi është sot klithma që del nga shpirti dhe zemra e çdo shqiptari të vërtetë.
Ndryshimi është klithma që buron nga shpirti dhe zemra e çdo atdhetari të vërtetë.
Çdo ditë, treguesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë e nxjerrin atë në ditën më të zezë.
Çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje.
Të gjitha këto në një vend të bekuar, në një vend në të cilin Zoti i ka falur çdo pasuri mbitokësore, nëntokësore.
Por kjo në këtë vend, pasuritë janë shndërruar në një mallkim për qytetarët, në një parajsë për hajdutët qeveritarë.
Miqtë e mi, Eurostati ka publikuar dje prodhimin e përgjithshëm për frymë në mbarë Europën.
Shqipëria, që u ngrit mundimshëm, por me sukses në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri.
Ajo sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.
Më të ulëta se çdo vend tjetër. Kjo është pra ‘merita’ e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri.
sali berisha edi rama qeveri
Politike
1 Qershor 2024, 18:06
B.Z
Mimi Kodheli
TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka folur këtë të shtunë mbi çështjen Beleri. ...
Politike
1 Qershor 2024, 16:29
B.Z
Porti i Durrësit
TIRANË - Ka përfunduar trajnimi i personelit të Autoritetit Portual Durrës, të cilët në bashkë...
Politike
1 Qershor 2024, 13:47
N.F
Elda Hoti
TIRANË- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës s&eu...
Politike
1 Qershor 2024, 13:33
N.F
Basha
TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një v...
Politike
1 Qershor 2024, 13:25
N.F
Takimi
TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një vit p...
Politike
1 Qershor 2024, 13:06
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri kërkon ndihmën e Inteligjencës Artificiale për ... një fëmijë të lumtur në Shko...
Politike
1 Qershor 2024, 12:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gji...
Politike
1 Qershor 2024, 12:20
N.F
Shehaj
TIRANË- Agron Shehaj ditën e sotme ka mbledhur konventën themeluese të Partisë Mundësia në Pallatin e Kongreseve....
Politike
1 Qershor 2024, 12:09
N.F
Takimi
TIRANË- Agron Shehaj ditën e sotme ka mbledhur konventën themeluese të Partisë Mundësia në Pallatin e Kongreseve....
Politike
1 Qershor 2024, 07:49
N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Diën e djeshme u raportua se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë në...