9 Janar 2024, 19:17
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje ditën e sotme për tu ngritur qeverisë dhe diktaturës së re, siç ai e quan. Ish-Kryeministri Berisha tha se Rama mblodhi të fundit hajdut, sipas tij, që kishte duke akuzuar ministrin e sapo emëruar Blendi Gonxhen. Nga ana tjetër Berisha bëri thirrje për të vijuar betejën.
Berisha: Nga kjo rrugë, nga oratorët e saj ju dëgjoni vetëm të vërteta, të cilat në tërësi i dini.
Por ato janë një thirrje, një thirrje zemre për të gjithë ju që të dalim nga indiferenca dhe të ngrihemi fuqishëm për të shpëtuar veten, fëmijët tanë, të ardhmen e tyre dhe Shqipërinë. Edi Rama mblodhi të fundit hajdut që kishte dhe e solli në qeveri.
Sot në kabinetin e tij kemi Belindën, zotin Biftek, keni Gonxhen.
Ju garantoj se pas 6 muajsh do të keni Olsin, Lindën, baxhanakun dhe gjithçka merr fund. Ndaj të ngrihemi qytetarë, në lartësinë e idealeve tona. Të ngrihemi në lartësinë e të vërtetave që njohim. Të ngrihemi në mbrojtje të vërtetave, se nënshtrimi nuk është vetëm poshtërim, por është shkatërrim çdo ditë e më shumë.
Demokrate e demokratë. Kjo është gjendja dhe të gjithë presin nga ju, presin nga ne ti prijmë betejës pa kthim. Të gjithë presin me të drejtë të ngrihemi në mosbindje civile. Asnjëri nga ne nuk ka të drejtë të qortojë tjetrin se nuk po lëviz.
Secili nga ne duhet të shtrojë pyetjen se çfarë po bëjmë ne, për të bindur fqinjin, mikun, shoqen, shokun, fëmijët tanë për tu angazhuar në këtë betejë epike, në këtë mision historik, për tu angazhuar në këtë kthesë të madhe në të cilën ne se bashku do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e re e aleancës së pushtetit me krimin. Duke ju falënderuar me mirënjohen më të thellë, duke shprehur besimin e madh se të vërtetat që mbrojmë ne nuk ka forcë në botë që ti pengojë pa triumfuar.
Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë.
sali berisha
Politike
9 Janar 2024, 19:08
r.ll
foto nga protesta
ITALI - Ditën e sotme, dhjetra shqiptarë kanë protestuar, para godinës së parlamentit italian, ndërkohë...
Politike
9 Janar 2024, 18:34
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pasditen e sotme gjatë tubimit të përditshëm përpa...
Politike
9 Janar 2024, 18:17
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka thënë se nëse mazhoranca nuk plot&e...
Politike
9 Janar 2024, 18:13
h.k
Foto nga tubimi
TIRANË-Protestuesit e opozitës kanë vijuar dhe ditën e sotme tubimin e tyre kundra arrestimit të liderit të ...
Politike
9 Janar 2024, 17:38
h.k
ilir beqaj
TIRANË-Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët për gati 8 or&eu...
Politike
9 Janar 2024, 16:23
r.ll
vendi ku mbahet mbledhja
LEZHË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e qeverisë që po zhvillohet në Shëngjin. Sipas...
Politike
9 Janar 2024, 15:39
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka kërkuar ILDPKI-së hetim administrativ për Kryetaren e Bashkis&...
Politike
9 Janar 2024, 14:50
a.l
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në ‘Panorama TV’ ka folur për situatën politike në vend, ku nd...
Politike
9 Janar 2024, 14:20
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka sjellë edhe një herë në v&e...
Politike
9 Janar 2024, 14:20
M.B
Kosova- Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e b...