LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Si mund të pranojmë si kryeministër një antishqiptar, i cili që kur ka ardhur në pushtet, i fut Kosovës vetëm thika pas shpine

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të pranojnë për kryeministër një antishqiptar si Edi Rama.

15 Maj 2024, 20:32 Nga I.A
Berisha: Si mund të pranojmë si kryeministër një
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin e përnatshëm qytetar, është shprehur se kombi ndodhet në rrezik. Berisha akuzoi Edi Ramën se që kur ka ardhur në pushtet, vetëm i ka futur thika pas shpine Kosovës. Sipas tij, shqiptarët nuk mund të pranojnë për kryeministër një antishqiptar si Edi Rama.

"Qytetarë, mos harroni kurrë se prapa 130 milionë eurove të zhdukura për djegësin e Tiranës, prapa vjedhjes 100 përqind në tenderat e bashkisë, prapa vjedhjeve të 1.1 miliard eurove me çmimet të pesëfishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta në ndërtimin e shkollave dhe të çdo pune publike, qëndron bllokimi i rritjes së rrogave tuaja. Qëndron bllokimi i rritjes së pensioneve tuaja. Qëndron ndërprerja e subvencioneve për fermerët. Qëndrojnë tarifat e larta për studentët. Qëndron shumëfishimi i taksave për profesionet e lira.
Qëndrojnë pra të gjitha të zezat që solli Rilindja për qytetarin shqiptar, më të cilat ai e rrokullisi nga qytetari më i mirëpaguar, në qytetarin më të keqpaguar të Ballkanit.

Miqtë e mi, duhet të ngrihemi në një betim solemn, tiranitë i kanë përmbysur vetëm ata që i kanë kënduar këngën ‘O sot o kurrë;. Që kanë kënduar këngën ‘Bashkohuni me ne’. Që kanë kënduar këngën ‘Një betejë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri’.
Nuk përmbysen tiranitë ndryshe. Përkundrazi, ato çdo ditë fusin më thellë kthetrat e tyre të zeza në mishin e trupit të kombit tonë. A mundet të ecet në këtë mënyrë? Jo, kurrë. A mundet Shqipëria të ketë në krye një hajdut që për karrigen e tij rekruton McGonigalin për ta përdorur kundër opozitës dhe McGonigalë të tjerë? A mundet Shqipëria të qeveriset nga një armik i kombit, që kënaqet se shqiptarët ikin nga Shqipëria, vetëm e vetëm se nuk do e votojnë atë. A mundet të pranojmë më tutje një antishqiptar, i cili që kur ka ardhur në pushtet, i fut Kosovës vetëm thika pas shpine. Lobon për mosdhënien e vizave, lobon për çdo gjë të keqe për Kosovën? A mund të pranohet kryeministër njeriu që për pangopësinë e tij, për pronat e mafies së tij në Himarë, shkatërron marrëdhëniet me një fqinj shekullor," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet