LIVE UPDATES
Politike

Berisha-socialistëve: Mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma të një regjimi unik në Europë

Berisha u shpreh gjithashtu se qytetarët nuk mund të mos e dijnë se ata i rrëmbyen mandatin një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji. 

10 Mars 2025, 18:11 Nga DOSJA
Berisha-socialistëve: Mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve
sali berisha

TIRANË- Krei i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje socialistëve që të mos dalin para shqitarëve dhe të kandidojnë për deputetë. Berisha u shpreh gjithashtu se qytetarët nuk mund të mos e dijnë se ata i rrëmbyen mandatin një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji. 

"Nuk mundet që ju, qytetari të mos e dijë se Tao Tao, është bashkëpunëtori i ngushtë i Bajrëve, i Rrahjave i Çelëve, me dokumente. Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se anëtarë të grupit tuaj përdornin imunitetin për të fshehur krime monstruoze. Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ju i rrëmbyet mandatin një deputeti guximtar, një deputeti trim, një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji sepse ja nxorri lidhjet e tmerrshme të krimit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës.

Dhe ju e burgosët atë, ju e votuat në kor për ti marrë imunitetin me gjykatës dhe prokurorë politikë dhe sot ai është në burg, duke menduar se kështu i shpëtua ju verdiktit të qytetarëve. Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se, ju jeni ata që votuat në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës, në një kohë kur, o të mjerë, nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Dhe ju si kukulla mjerane e votuat. Tani priteni, e bëtë, do u kthehet. Karma ju vjen mbrapa.

Unë pranova shumë për të mbrojtur parlamentin, kurse ju u ngritët para parlamentit, mendon se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën. Ju keni montuar një sistem procesesh politike të turpshme, dhe menduat se këto do ti mbyllni. Jo nuk mbyllët asgjë. Këto vazhdojnë, vazhdojnë. Pra në këtë aspekt, ju jeni shumë, shumë më keq se parlamenti i vitit 1991. Se vërtetë ata ishin ish-ministra, ish-deputet, ish-anëtar byroje, etj., etj., por kishin një vetëdije se bota po ndryshon, se Shqipëria po ndryshonte, dhe se këtë nuk mund ta ndalonin.

Kurse ju kujtuat se, narkodiktatura do mund të zgjasë, Sa herë ua thashë unë që, narkodiktaturat nuk kanë të ardhme dhe tani që po merr fund, çfarë do thoni ju, më thoni? Këshillën e fundit kam, mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë. Të një regjimi që me një gjenocid të butë po shfaros shqiptarët. Të një regjimi antishqiptar që vuri Kosovën nën sanksione. U bë një me Beogradin. Të një kukulle të armikut numër 1 të njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë