Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalën e tij përpara protestuesve, Berisha tha se fara e bllokmenëve ka asgjësuar votën e lirë dhe po plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre. Në fjalën e tij përpara protestuesve, Berisha tha se fara e bllokmenëve ka asgjësuar votën e lirë dhe po plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.
"Masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre. Por kurrë të mos harrojë se ata që i ekzekutuan burrat e Mirditës më 17 gusht të vitit 1949 në Qafë Valmirë, ata sot janë përsëri në pushtet. Sot, bastardi i familjes Klosi është sekretar i përgjithshëm i partisë së krimit. Sot, Edi Rama është kryetari i kësaj partie, i ati i të cilit urdhëroi jo në vitin 1949, por në vitin 1988, po në gusht, varjen në litar publikisht të poetit disident Havzi Nela. Asnjë njeri nga pasardhësit e xhelatëve Hoxha, Shehu, Klosi, Rama nuk ka kërkuar të falur për aktet mizore të paraardhësve të tyre. Për aktet terroriste.
E vërteta është se sot Edi Rama nuk ekzekuton dot, por në aspekte të tjera nuk u lë gjë mangët paraardhësve të tij. Sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë që tre liderët e partive kryesore opozitare mbahen në arrest shtëpie, ndiqen penalisht, denoncohen publikisht për asnjë faj që ata të kenë kryer, por vetëm si kundërshtarë të Edi Ramës, si armiqtë e tij politikë. Sot, fara e bllokmenëve krijoi rilindjen e bllokut, rilindjen e tyre, e cila asgjësoi në Shqipëri votën e lirë. Plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve. Nuk i internon ata, por i përzë ata nga vendi i tyre sa asnjë pushtim tjetër në histori. Sot, një formë më e shëmtuar regjimi se çdo formë që ka ekzistuar më parë në Shqipëri është instaluar. Një formë që po shkatërron kombin, po shkatërron Shqipërinë në çdo aspekt. Sot është një ditë thirrje për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi të pamposhtur kundër këtij regjimi që ndëshkon këtë komb. Që grabit këta qytetarë. Që plaçkit pasuritë e tyre. Që konfiskon votën dhe liritë e tyre," tha Berisha.
Plani TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka hapur një tendër të ri për planin e ri për ndryshimet klimate...
Erion Braçe LUSHNJE- Deputeti Erion Braçe i është kundërvënë oficerit të Krimeve në Lushnje, pasi ky ...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotm...
Ilir Meta POGRADEC- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje nga Pogradeci për një bashkim më t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin qytetar foli edhe për anijet me mbetje toksike të nis...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha e konsideron heshtjen e Ramës për anijet me mbetje toksike, një akuzë...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, iu drejtua mbështetësve të tij duke denoncuar atë që ai e konsideron si disk...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka konsideruar guximtarë protestuesit e Thumanës, të cilët prej të dis...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka drejtuar 7 pyetje kryeministrit Edi Rama për 224 mijë metra katr...
Igli Hasani TIRANA- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka këshilluar të gjithë qytetarët shqiptar...