All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Statuja e satanit u zvarrit në rrugët e Tiranës si një akt urrejtjeje për atë çfarë kishte bërë kundër shqiptarëve

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se pas rrëzimit të shtatores, mijëra e mijëra shqiptarë rrëmbyen armët.

20 Shkurt 2025, 19:14 Nga N.F
Berisha: Statuja e satanit u zvarrit në rrugët e Tiranës si
Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se pas rrëzimit të shtatores, mijëra e mijëra shqiptarë rrëmbyen armët. Ai shtoi se mijëra të tjerë u përpoqën të rikthejnë në shtatoren, në piedestalin ku ishte vendosur flamuri kombëtar, por të gatshëm për gjakderdhje shkrepën breshëri kallashnikovi në Fier. 

Berisha shtoi se ish-presidenti Ramiz Alia pas kryengritjes së 2 korrikut arriti të rivendosë perden e hekurt me një vendosmëri kriminale, nuk arriti më të rikthente diktatorin në piedestalin ku ishte. Ai shtoi se dita e nderimit të martirëve të ditkaturës komuniste mund të kishte data të tjera pasi 20 shkurti ishte dita ku u shënua triumfi i shqiptarëve.

Fjala e Berishës:

Diktaturë e cila, krahas tiranisë së mjerimit, në dallim nga të gjitha diktaturat tjera komuniste, vendosi tiraninë e izolimit. Në rast se kombet tjera ish-komuniste nga Hani i Hotit gjer në Kamçatkë lëviznin lirshëm në hapësirën e tyre, shqiptarët ishin të ngujuar, të ndryrë në 28 mijë km2 dhe të shkëputur nga bota, çdo përpjekje e tyre do të hasej me breshëri automatiku.

Kjo tirani izolimi u Shqipëria me indoktrinimin ekstrem të tyre. Indoktrinim i cili bëri që edhe vite pas vdekjes së diktatorit, kulti i tij të mbetej i stërfuqishëm. E them këtë sepse, indoktrinimi që shqiptarët pësuan nga ai kult është indoktrinimi më i keq që njerëzit mund të kenë patur ndonjëherë në histori.

Pas rrëzimit të shtatores, mijëra e mijëra shqiptarë rrëmbyen armët. Kjo është e vërteta, se gjërat duhet t’i themi siç janë. Mijëra të tjerë u përpoqën të rikthejnë në shtatoren në piedestalin ku ishte vendosur flamuri kombëtar, por të gatshëm për gjakderdhje shkrepën breshëri kallashnikovi në Fier. Plagosën dhe vranë mbi 11 protestues dhe po kështu në mbarë vendin.

Mirëpo, forcat demokratike nuk u tërhoqën. Ato kanë një meritë të madhe, sepse nuk ranë në lojën e një konflikti civil. Bënë gjithçka dhe shmangën një konflikt civil, por nga ana tjetër bllokuan të gjitha përpjekjet për rikthimin e diktatorit në piedestalin e tij dhe rivendosjen e kultit.

Në rast se, Ramiz Alia pas kryengritjes së 2 korrikut arriti të rivendosë perden e hekurt me një vendosmëri kriminale, nuk arriti më të rikthente diktatorin në piedestalin ku ishte. Kjo ditë është shpallur zyrtarisht edhe dita e kujtesës kombëtare, e nderimit të vuatjeve, të sakrificave, marterizimit të të përndjekurve politikë në Shqipëri.

Ka patur një debat për këtë ditë. Dita e nderimit të martirëve të ditkaturës komuniste mund të kishte data të tjera, por u them të vërtetën ju këtu, ajo ditë u dekretua vetëm për të shënuar triumfin e tyre. E pazakonshme që të zvarriten statuja, por statuja e satanit u zvarrit në rrugët e Tiranës si një akt urrejtjeje dhe hakmarrje, për atë çfarë i kishte bërë kundër shqiptarëve.

Në këtë ditë, unë përulem me nderimin më të thellë para marterizimit, para sakrificës, qëndresës për lirinë e fjalës, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria, për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar të qindra e mijëra atdhetërëve të këtij vendi, të cilët përjetuan shtypjen më të egër, barbaritë më të mëdha, por nuk u mposhtën.

Qendruan si luanë në burgjet dhe kampet e përqendrimit të Shqipërisë dhe i shndërruan ato në kështjella të pamposhtura, i shndërruan në qendra të fuqishme, vatra kryengritjesh përballjesh me diktaturën dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm historik në fitoren e PD mbi diktaturën komuniste, më 22 mars të vitit 1992.

berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj